Ivanov-Nuland: Maqedonia mbetet e përkushtuar në qëllimet strategjike BE – NATO

Maqedonia

Ivanov-Nuland: Maqedonia mbetet e përkushtuar në qëllimet strategjike BE – NATO

Më: 15 korrik 2014 Në ora: 08:35

Maqedonia mbetet tërësisht e përkushtuar në hapjen e bisedimeve inkuadruese me Bashkimin Evropian dhe realizimin e ftesës për anëtarësim në NATO, theksoi presidenti Gjorge Ivanov në takimin me ndihmës-sekretaren amerikane të Shtetit për çështje evropiane dhe euroazitike të SHBA-së, Viktoria Nuland.

Ivanov, siç informoi Kabineti i tij, ka shprehur pritje nga mbështetja amerikane dhe angazhimi në raport me këto qëllime.

“Integrimet euroatlantike kanë fuqi të madhe kohezive në shoqërinë tonë multietnike dhe jo rastësisht gëzojnë mbështetje të madhe politike, etnike dhe sociale. Statuskuoja e stërgjatë në integrimet nuk ndihmojnë në avancimin e modelit të Maqedonisë të bashkëjetesës dhe nga ky aspekt për Republikën e Maqedonisë është jashtëzakonisht e rëndësishme mbështetja e mëtutjeshme akoma më e fuqishme nga SHBA-ja”, theksoi Ivanov në takim.

Nga pala amerikane është theksuar se Maqedonia mund të konsiderojë në mbështetjen e SHBA-së në realizimin e këtyre qëllimeve.

“Republika e Maqedonisë, sikur edhe deri më tani, ashtu edhe në periudhën e ardhshme, mund të konsiderojë në mbështetje të fuqishme të SHBA-së në realizimin e qëllimeve strategjike të vendosura”, tha Nuland, duke e theksuar gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm të afërt me liderët e Maqedonisë. Ajo apeloi që të gjithë liderët politikë në vend të punojnë në përforcimin e mëtutjeshëm të besimit.

Në takim janë shkëmbyer opinione për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes dy shteteve, ndërsa nga pala e Maqedonisë është konfirmuar interesi për intensifikimin e partneritetit strategjik me SHBA-në dhe është shprehur pritje për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat