Kuvendi sot debaton për subvencionimin e kredive banesore

Maqedonia

Kuvendi sot debaton për subvencionimin e kredive banesore

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 10:41

Kuvendi sot në kuadër të seancës së tetë do të diskutojë për Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për subvencionimin e kredisë banesore, me procedurë të shkurtër.

Në rend dite janë edhe Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për deputetët, gjithashtu me procedurë të shkurtuar i dorëzuar nga deputetët Talat Xhaferi dhe Aleksandar Nikolloski Propozim ligji për akademinë sportive, Propozim ligji për ndryshimin dhe regjistrimin e Ligjit për Regjistrin e veçantë për persona të gjykuar me aktgjykim të plotfuqishëm për vepra penale për keqpërdorimin seksual të minorenëve dhe pedofili, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kadastrën e patundshmërive, si dhe Propozim ligji për plotësimin e Kodit penal, të gjitha në leximin e parë.

Para Kuvendit janë edhe Propozim ligji për shkeljet, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, Propozim ligji për plotësimin e Ligjit për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për shërim, të gjitha në lexim të parë, si dhe Kërkesa për interpretimin autentik të nenit 45 të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe nenit 29-a i Ligjit për pagesa dhe kompensime të tjera të zgjedhura dhe persona të emëruar në Republikën e Maqedonisë, dorëzuar nga kryetari i Komunës së Bosilovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat