Refki Suma, i vetmi kryetar komune nga Kosova që u solidarizua me protestuesit e Maqedonisë

Maqedonia

Refki Suma, i vetmi kryetar komune nga Kosova që u solidarizua me protestuesit e Maqedonisë

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 12:35

Vetëm një kryetar i komunës së Kosovës është solidarizuar me protestat e shqiptarëve të Maqedonisë. Ai është Refki Suma, kryetari i Hanit të Elezit.

Suma ka qenë në pjesë protestave të sotshme kur qindra qytetarë në komunën e Hanit të Elezit, kanë protestuar në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë të cilët po protestojnë kundër burgimit të përjetshëm të shqiptarëve në rastin “Monstra”.

Protesta kishte nisur rreth orës 14:00 nga qendra e qytetit, për të vazhduar drejt kufirit.
“Han i Elezit është me ju”, “Shkup-Tiranë-Prishtinë, jemi një “, janë disa nga parullat që i kanë shoqëruar protestuesit.
I pari i Hanit të Elezit morri pjesë edhe në protestat që u organizuan nga grupi i tifozëve “Plisat” në Prishtinë, e të cilat për qëllim kishin përkrahjen e shqiptarëve të Maqedonisë në kërkimin e të drejtave të tyre. Ndonëse nuk preferon të bie në sy, shkaku i natyrës së tij të tërhequr dhe modeste, megjithatë ai nuk ka shpëtuar nga objektivi i aparatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat