Përfundoi protesta, të premten tjetër sërish protesta (FOTO) + (VIDEO)

Maqedonia

Përfundoi protesta, të premten tjetër sërish protesta (FOTO) + (VIDEO)

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 14:03

(E plotësuar)- Organizatori i protestës ka thirrur protestuesit që të tërhiqen, një pjesë e madhe e protestuesve janë tërhequr por vërehet ende një pjesë me një numër të vogël që gjenden përballë kordonit policor në Bit Pazar.

Pas pak minutash protestuesit shqiptar duke protestuar në mënyrë dinjitoze dhe të qetë ata e kanë përfunduar protestën e cila u ndalua nga kordoni policor në Bit Pazar.

Organizatori ftoi turmën që të vijnë të premten e ardhshme dhe të shprehin zemërimin e tyre në mënyrë paqësore

Protestës i prijnë Zijadin Sela e bokseri Nuri Seferi
Para pak çastesh protestuesve shqiptarë u bashkëngjitet boksieri Nuri Seferi i cili bashkë me deputetin e luftës Hysni Shaqiri dhe me kryetarin e Komunës së Strugës Zijadin Sela, po i prinë protestës e cila po lëviz në drejtim të gjykatës.

Turma prej mijëra protestuesve kundër rastit "Monstra" arrin në "Bit Pazar" ku presin t'i bashkëngjiten edhe 1000 qytetarë tjerë. Turma ka vazhduar me brohoritjet tanimë të njohura "Ali Tradhëtari", "Kush nuk del është tradhtar", "Shtet mafioz" etj. Tani për tani turma nuk ka pasur përplasje me policinë.

Kërkesat e protestuesve: Lirimi i të dënuarve, shkarkimi i Jankullovskës e Geshovskës

Në deklaratën e lexuar nga njëri prej familjarëve të të dënuarve kërkohet t'u jepet fund proceseve të montuara politike.

Kërkohet të shpallet pafajësia për të dënuarit në rastin "Monstra", lirimi i tyre dhe dëmshpërblimi.

Gjithashtu, kërkohet shkarkimi i gjykatëses Geshovska, dorëheqja e ministres Gordana Jankullovska dhe lirimi i të gjithë të ndaluarave gjatë protestave të mëparshme në Shkup dhe në Tetovë.

Është njoftuar se protestat do të vazhdojnë deri sa të përmbushen këto kërkesa.

Filloi protesta, mijëra qytetarë grumbullohen në Çairçankë të Shkupit
Filloi protesta në lagjen Çairçankë të Shkupit ka nisur grumbullimi i protestuesve, nga çasti në çast rritet numri i shqiptarëve që do të protestojnë në Shkup. Deri më tani mijëra qytetar bëhen gati t’i bashkëngjiten protestës.









Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat