6 shqiptarë ndalohen në pikën kufitare, shoqërohen nga policia maqedonase

Maqedonia

6 shqiptarë ndalohen në pikën kufitare, shoqërohen nga policia maqedonase

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 13:37

Mediat shqiptare në Maqedoni bëjnë të ditur se pak çaste më parë janë ndaluar gjashtë shtetas të Republikës së Shqipërisë, 5 djem dhe 1 vajzë të cilët ishin duke udhëtuar me autobusin e linjës Prishtinë – Shkup.

Ata janë ndaluar nga policia maqedonase, si dhe janë shoqëruar më pas nga forcat e rendit pasi që nuk u është lejuar hyrja në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat