Forca të mëdha policore afër sheshit “Skënderbeu” në Shkup

Maqedonia

Forca të mëdha policore afër sheshit “Skënderbeu” në Shkup

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 13:13

Prej orëve të hershme të paradites, në afërsi të sheshit “Skënderbeu” janë stacionuar forca të mëdha të policisë maqedonase, njoftojnw mediat shqiptare në Maqedoni. Policët janë stacionuar te biblioteka universitare, afër qendrës tregtare “Mavrovasja”, si dhe në pjesë tjera afër Çarshisë së Vjetër në Shkup. Prezenca e madhe policore është në prag të protestës mbarëshqiptare që është paralajmëruar të fillojë sot në ora 13 e 30 në Shkup, si dhe kundërprotestave maqedonase që do të mbahen në ora 14 para qeverisë.

Në ndërkohë njoftohet se policia ka kthyer shumë aktivistë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova që janë organizuar për të ardhur në Shkup në protestat e paralajmëruar për sot janë penguar nga policia. Qytetarët janë ankuar se autobusët e tyre janë kthyer pas në kufi dhe se nuk lejohet qarkullimi i lirë.

Policia e Maqedonisë ka filluar kontrolle të ashpra në vendkalimet kufitare Bllacë dhe Qafë e Thanës, duke i kthyer të gjithë qytetarët për të cilët dyshon se mund të implikohen në protestë.

Mësohet se janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm makina të afaristëve dhe personave që vizitojnë shpesh Maqedoninë për biznes.

Nga MPB nuk ka ndonjë sqarim për këtë situatë, por ditë më parë kanë pohuar se nuk do të tolerojnë aspak dhunë në protesta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat