Kontrolle të shtuara të policisë në qytetet shqiptare

Maqedonia

Kontrolle të shtuara të policisë në qytetet shqiptare

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 12:00

Në të gjitha rrugët magjistrale dhe në hyrje daljet e qyteteve veriperëndimore të Maqedonisë të banuara kryesisht me shqiptarë, është shtuar prezenca e forcave policore të cilat po mbikqyrin situatën duke pasur parasysh protestat e paralajmëruara për sot në Shkup.

Disa qytetarë kanë raportuar se policia veç tjerash i pyet se për ku dhe pse po udhëtojnë.

Policia gjithashtu bën edhe kontrolle të detajuara të makinave, ndërsa autobusët me aktivistë që vijnë në formë të organizuar i ka penguar dhe i ka kthyer pas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat