Maqedonia me notë proteste për Shqipërinë dhe Kosovën: Mos ndërhyni në punët e brendshme

Maqedonia

Maqedonia me notë proteste për Shqipërinë dhe Kosovën: Mos ndërhyni në punët e brendshme

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 23:20

Ministria e Jashtme maqedonase i ka dërguar një notë proteste, Shqipërisë dhe Kosovës, duke i konsideruar qëndrimet e zyrtarëve të të dy shteteve, si ndërhyrje në punët e brendshme të këtij vendi.
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, theksohet se janë thirrur në një takim, që ka zgjatur disa orë, ambasadorët e Shqipërisë dhe të Kosovës, ku më parë është diskutuar mbi deklaratat e zyrtarëve të dy vendeve lidhur me protestat e shqiptarëve në Maqedoni.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë

Sot Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë ka thirrur ambasadorët e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë.

Atyre iu dorëzua një notë proteste lidhur disa prej pikëpamjeve zyrtare dhe deklaratave të të dy vendeve në lidhje me protestat e dhunshme të organizuar në Republikën e Maqedonisë, menjëherë pas miratimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, miratuar nga një gjykatë kompetente në Republikën e Maqedonisë, që ka akuzuar disa fajtorë për veprën penale të terrorizmit dhe i ka dënuar me burgim të përjetshëm.

Ambasadorëve të të dy vendeve iu tha se pozicionet dhe interpretimet që vënë në pikëpyetje funksionimin e shtetit ligjor dhe gjyqësorin si një pushtet i pavarur në Republikën e Maqedonisë – së bashku me vlerësimet politike të përfaqësuesve të lartë të politikë – nuk kontribuojnë për të edukuar marrëdhënie të mira konstruktive, pozitive, miqësore dhe fqinjësore.

Këto deklarata mund të interpretohen si ndërhyrje në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë dhe nuk janë në përputhje me forcimin e besimit reciprok dhe të marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat Republika e Maqedonisë ushqen dhe përpiqet ndershmërisht për t’i vendosur në marrëdhëniet dypalëshe me fqinjët e saj .

Ambasadorit të Republikës së Kosovës iu paraqit edhe me një notë tjetër, që dënon rëndë, aktin vandal të djegies së flamurit maqedonas para Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Prishtinë më 8 korrik 2014.

Ky akt fyen thellësisht dinjitetin e Republikës së Maqedonisë. Në të njëjtën kohë, zyrtarët e autorizuar të Republikës së Kosovës, duhet të marrin masat e duhura për gjetjen dhe ndëshkimin e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat