AKSH-ja fantome: Po mobilizohemi për Maqedoni

Maqedonia

AKSH-ja fantome: Po mobilizohemi për Maqedoni

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 19:15

E ashtuquajtura Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), përmes një kumtese - të nënshkruar nga, siç thuhet, zëdhënësi politik koloneli Petrit Dibra - deklaron se ka analizuar situatën në Maqedoni dhe vendosi si si në vazhdim.

“1. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së, Gjeneral Arbër KORABI, të mobilizojë Divizionin “Tahir SINANI” të AKSH.

2. Drejtori i Drejtorisë Qendrore të SKSH-së, Prof. Dr. (Kolonel) Çlirim PRESHEVA, të mobilizojë të gjitha strukturat inteligjente të Sigurimit Kombëtar Shqiptar (SKSH).

3. Të gjitha strukturat e AKSH-SKSH-së, dhe në veçanti “TAHIR SINANI” i AKSH-së, të veprojnë konform Rregullores së Brendshme të AKSH-së” (sic.), thuhet në kumtesën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat