Ali Ahmeti: Jini të qetë të premten, protesta nuk ka organizatorë

Maqedonia

Ali Ahmeti: Jini të qetë të premten, protesta nuk ka organizatorë

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 15:37

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqimisht fton të gjithë qytetarët që të janë të qetë dhe të përmbahen nga veprime të dhunshme, thotë se të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe t'i shfaqin pikëpamjet e tyre në mënyrë paqësore por jo edhe të përfshihen në veprime destruktive apo të dhunshme si dhe fton institucionet kompetente që të merren me këtë rast gjyqësor duke respektuar tërësisht standardet ndërkombëtare.
Këtë deklaratë BDI e ka lëshuar në lidhje me paralajmërimet në rrjetet sociale për mbajtjen e protestave ditën e premte, më 11 korrik, në Shkup.

Thotë se kjo deklaratë është lëshuar duke marrë parasysh që pas protestave nuk qëndron asnjë organizator si dhe pas eskalimit të protestave të javës së kaluar, me konsideratë ndaj apeleve të unifikuara të komunitetit ndërkombëtar në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat