Boksieri Nuri Seferi bën thirrje: Dilni nesër ora 14.00 të gjithë në protestë

Maqedonia

Boksieri Nuri Seferi bën thirrje: Dilni nesër ora 14.00 të gjithë në protestë

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 15:21

Në një intervistë ekskluzive për Opozita.com, kampioni Europës në boks Nuri Seferi ka deklaruar se bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe maqedonasve është e pamundur.

Si e gjykoni situatën në Maqedoni dhe cila mund të jetë zgjidhja?

Per mua si shtetas shqiptar i maqedonisë situata esht tepër shqetësuese, kjo gjë duhet marr shumë seriozisht nga partitë politike në Maqedoni Kosovë e Shqipëri. Me partinë politike që është ne pushtet në Maqedoni ne shqiptarët nuk shohim asnjë zgjidhje. Unë gjykoj qe protestat duhet te vazhdojnë deri në fund , deri në realizimin e qellimive të shqiptarve në Maqedoni.

Pse kaq shumë shqiptarë largohen nga Maqedonia për të emigruar në vendet e Bashkimit Europian?

Fatkeqesisht , për shqiptarët në Maqedoni emigracioni është rruga e vetme për të mbijetuar. Situata është me e rënd tani se para konfliktiti të 2001, çdo gjë shqiptare rrënohet dhe përçmohet dhe kjo është një fatkeqesi për shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike.

A mund të jetojnë bashkë shqiptarët me maqedonasit?

Personalisht mendoj jo. Shqiptarët dhe maqedonasit nuk mund te bashkejetojnë kurr bashkë. 50 vite nuk janë pak për të vërtetuar qe bashkëjetesa jonë është e pamundur.

A ju ka pajisur shteti shqiptar me pasaportë?

Nuk jam pajisur me pasaportë shqiptare. Pasaporta ime është kombi shqipatar.

A duhet qeveria shqiptare të kujdeset më shumë për shqiptarët që jetojnë në trevat e tyre etnike?

Mendoj se qeveria shqiptare duhet te ngrej zerin fuqishëm per padrejtësitë që u ndodhin shqiptarëve në Maqedoni, sidomos presioni ndaj partive politike shqiptare duhet te jetë me i madhë.

A do merrni pjesë në protesta nesër?

Po i mbështes protestat dhe do jem prezent. Shpresoj në pjesmarrje masive. Populli duhet të mbështes protestat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat