Policia identifikon 10 persona që janë sjellë dhunshëm gjatë protestave në Tetovës

Maqedonia

Policia identifikon 10 persona që janë sjellë dhunshëm gjatë protestave në Tetovës

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 13:46

Pas protestave në Tetovë, ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, njoftoi se janë identifikuar 10 persona, ndaj të cilëve përgatiten padi penale, ndërsa dy prej tyre do të dalin para gjykatës në procedurë para hetimore.

Jankullovska theksoi se ditëve të kaluara është punuar në identifikimin e personave të cilët ishin organizatorët dhe u sollën dhunshëm gjatë protestës së 6 korrikut në Tetovës, kur u lënduan 6 polic.

“Në lidhje me protestat të cilët fatkeqësisht eskaluan në dhunë, MPB I ka ndërmarrë të gjitha masat në funksion të zbulimit të individëve të cilët kanë qenë agresiv dhe kanë sulmuar zyrtarë policor. Pas konsultimeve me Prokurorinë Publike, janë kompletuar 10 padi penale. Dy persona dyshohen për vepër , pjesëmarrje në turmë për të penguar përsonin zyrtar dhe sulmim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës”, tha Gordana Jankullovska.

Ajo tha se po punohet edhe në identifikimin e personave të tjerë të cilët janë sjellë dhunshëm, gjatë protestave në Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat