Kaltrina Azizi zëvendëson Shkodrane Dardhishtën

Maqedonia

Kaltrina Azizi zëvendëson Shkodrane Dardhishtën

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 13:35

Kuvendi verifikoi mandatin e Kaltrina Azizit e cila vjen në vend të Shkodrane Dardhishtës e cila ditë më parë dha dorëheqje nga posti i deputetit. Dardhishta mësohet se do të kthehet në postin që ushtronte para zgjedhjeve ‘ drejtore e ‘Shërbimeve të përbashkëta’ në Qendrën Klinike ‘Nënë Tereza’ në Shkup. Kuvendi sot pritet të miratoj edhe Propozimin për emërim të zëvendësministrave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Në pajtueshmëri të propozimit të cilin Nikolla Gruevski e dorëzoi deri te Kuvendi për zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes Arben Llabënishta, për zëvendësministër të Punëve të Brendshme Zemri Qamili, për zëvendësministre të Drejtësisë Biljana Brishkovska Boshkovski dhe për zëvendësministre të Punëve të Jashtme Dragana Kiprijanovska. Për të njëjtin funksion në Ministrinë e Financave është propozuar Adrian Xheladini, në Ministrinë e Ekonomisë Hristian Delev dhe në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Vanço Kostadinovski.

-Për zëvendësministër të Transportit dhe Lidhjeve është propozuar Nimetulla Halimi, për zëvendësministër të Shëndetësisë Jovica Andovski, për zëvendësministër të Arsimit Spiro Ristovski, për zëvendësministër të Punës Ibrahim Ibrahimi, për zëvendësministër të Vetëqeverisjes Lokale Lupço Prenxhiov, për zëvendësministër të Kulturës Dragan Nedelkoviq, për zëvendësministre të Shoqërisë Informatike Marta Arsovska Tomovska, dhe për zëvendësministër të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat