Keqinterpretimi i reagimit të VMRO-DPMNE për Ramën

Maqedonia

Keqinterpretimi i reagimit të VMRO-DPMNE për Ramën

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 13:13

Partia VMRO-DPMNE, e kryeministrit Nikola Gruevskit ka reaguar kundër ndaj deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për zhvillimet e fundit në Maqedoni.

VMRO-DPMNE deklaroi se protestat radikale që po ndodhi këtyre ditëve në Maqedoni nuk kanë lidhje me Marrëveshjen e Ohrit apo me marrëdhëniet ndëretnike dhe i kërkon Ramës që të vizitojë shqiptarët në Maqedoni.

Por, këtu vjen edhe problemi pasi shumica e medieve e kanë lexuar dhe shkruar keq deklaratën. Pasi konstatimi se Rama është një kryeministër që ka pak kohë në detyrë, është lexuar apo shkruar sikur thuhet që Rama nuk do të jetë shumë gjatë në këtë post.

“Në kontekst të deklaratës së z. Rama dhe duke marrë parasysh faktin se ai nuk ka shumë kohë që është kryeministër i Republikë së Shqipërisë, i bëjmë thirrje që të bëj një vizitë në mjediset ku jeton popullata etnike maqedonase në Shqipëri dhe të shoh kushtet në të cilat jetojnë ata, dhe të bëj një paralele me kushtet në të cilat jetojnë shqiptarët në Republikën e Maqedonisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat