Shqiptarët në Britani protestojnë për drejtësi në Maqedoni

Maqedonia

Shqiptarët në Britani protestojnë për drejtësi në Maqedoni

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 11:54

Shqiptarët e Britanisë së Madhe janë organizuar për të shprehur përmes një proteste paqësore pakënaqësinë e tyre në lidhje me dënimin me burg të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve në njërin nga rastet më skandaloze që ka njohur gjyqësori në Maqedoni deri tash.

Protesta do mbahet ditën e shtunë (12 Korrik 2014) nga ora 12:00 deri në orën 14:00, përpara Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Londër, në këtë adresë:

75-83 Buckingham Gate, SW1E 6PE, London, UK

Organizatorët e kësaj proteste, Qendra Shqiptare në Britani, në bashkëpunim me LShDM, shoqatën “Ardhmëria”, shoqatën “Faik Konica”, Shpresa Programme, UKAP dhe UKAN ju bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe të protestojnë me dinjitet, me flamurin kuq e zi në dorë, dhe me veshje kuq e zi.

Gjithashtu nga kjo protestë do lëshohet një peticion i nënshkruar nga Komuniteti Shqiptar i Britanisë ku mes tjerash opinioni publik në Britani informohet për padrejtësi të shumta që ushtrohen ndaj shqiptarëve etnikë në Maqedoni, me theks të veçantë në proceset gjyqësore, si dhe me kërkesa të qarta drejt organizmave përgjegjëse për të anuluar këto vendime skandaloze të gjykatës që dënon pa fakte dhe prova, dhe për përsëritjen e procesit me monitorim ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat