MPB ndalon hyrjen e këngëtarëve nga Kosova në Maqedoni

Maqedonia

MPB ndalon hyrjen e këngëtarëve nga Kosova në Maqedoni

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 11:05

MPB-ja, sipas mediave në Maqedoni ka marrë vendim që të ndalojë hyrjen në Maqedoni të këngëtarëve nga Kosova të cilët përmes rrjeteve sociale kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në protestat e së premtes në Shkup kundër rastit Monstra.

Nga policia ende nuk e kanë konfirmuar këtë lajm por burime të TV ALSAT M thonë se një vendim i këtillë është marrë pas pjesëmarrjes në protesta një javë më parë të këngëtarit kosovar Labi në Shkup, por edhe pjesëmarrjes së disa këngëtarëve nga Maqedonia dhe Kosova në protestat e dy ditëve më parë në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat