Ushtria Çlirimtare e Shkupit paralajmëron sulme ndaj xhandarmërisë maqedonase

Maqedonia

Ushtria Çlirimtare e Shkupit paralajmëron sulme ndaj xhandarmërisë maqedonase

Nga: Hava ORANA Më: 10 korrik 2014 Në ora: 10:50

Paralajmërohet një pjesëmarrje e Forcave të Armatosura të Ushtrisë Çlirimtare në protestat e shqiptarëve të Maqedonisë. Ky paralajmërim vjen nga një faqe në internet, dhe thuhet se pjesëmarrja e tyre do të jetë më datën 15 të këtij muaji, ku të njëjtën kohë bëjnë thirrje që të mos ndalen protestat.

“Ju lajmërojmë se me datë 15/07/014, forcat e armatosura të Ushtrisë Çlirimtare do të veprojnë në Maqedoni, për mbrojtjen e shqiptarëve të Maqedonisë, dhe ju kisha lut të gjithë shqiptarisë, që mos të ndalen protestat deri në lirimin e të burgosurve të pafajshëm më afat 14/07/014”,kanë shkruar ata.

Kjo faqe e quajtur “UÇK Shkup”, kërcënon se nëse deri me 14 korrik nuk lirohen të burgosurit e grupit “Monstra”, atë herë ata do të ndërmarrin masa të rrepta ndaj xhandarmërisë maqedonase.

“Në qoftë se shqiptarët e burgosur nuk lirohen deri në këtë afat të caktuar, Ushtria Çlirimtare do të marr masa të rrepta, dhe sulme të hatashme ndaj xhandarmërisë sllave maqedonase. Nga shtabi i Ushtrisë çlirimtare”, thuhet në këtë faqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat