Pas protestave, fiillon përplasja institucionale Shqipëri - Maqedoni

Maqedonia

Pas protestave, fiillon përplasja institucionale Shqipëri - Maqedoni

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 18:15

“Gjithashtu në kontekst të deklaratës së zotëriut Rama, dhe duke marrë parasysh faktin se ai nuk do të jetë gjatë kryeministër i Republikë së Shqipërisë, i bëjmë thirrje që të bëj një vizitë në mjediset ku jeton popullata etnike maqedonase në Shqipëri dhe të shoh kushtet në të cilat jetojnë ata, dhe të bëj një paralele me kushtet në të cilat jetojnë shqiptarët në Republikën e Maqedonisë”,

Partia VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikola Gruevski ka reaguar kundër deklaratave të lëshuara mbrëmë nga kryeministri shqiptar Edi Rama për zhvillimet e fundit në Maqedoni.

VMRO-DPMNE deklaroi se “protestat radikale që po ndodhi këtyre ditëve në Maqedoni nuk kanë lidhje me Marrëveshjen e Ohrit, apo me marrëdhëniet ndëretnike. Përkundrazi organizatorët e këtyre protestave fshehin agjendën e tyre radikale, duke krijuar huti dhe duke mobilizuar më shumë përkrahës, duke gënjyer se i bëhen padrejtësi dhe po rrezikohen të drejtat e shqiptarëve. Kjo nuk mund ti kaojë, për shkak se kjo situatë nuk ka asnjë lidhje me atë që ata e organizojnë. Këto protesta janë të motivuara dhe produkt i elementeve radikale islamike, që kundërshtojnë vendimin e gjykatës së pavarur për kryerjen e një vrasje macabre të pesë personave, prej të cilëve katër të rinj”.

Kjo parti thotë se reagon dhe dënon çdo tentim që këto protesta të shihen në konotacion etnik dhe ndëretnik dhe se nuk dakordohet që elementet radikale islamike të fshihen pas dimensioneve etnike, duke gjeneruar tensione dhe ndarje.

“Gjithashtu në kontekst të deklaratës së zotëriut Rama, dhe duke marrë parasysh faktin se ai nuk do të jetë gjatë kryeministër i Republikë së Shqipërisë, i bëjmë thirrje që të bëj një vizitë në mjediset ku jeton popullata etnike maqedonase në Shqipëri dhe të shoh kushtet në të cilat jetojnë ata, dhe të bëj një paralele me kushtet në të cilat jetojnë shqiptarët në Republikën e Maqedonisë”, nënvizon VMRO-DPMNE.

Ky reagim erdhi pas deklaratës së Ramës, i cili mbrëmë theksoi:

“Dhe nëse maturia ju duhet shumë dy palëve tona, reflektimi i thellë nevojitet të jetë trepalësh, sepse as burgosja e përjetshme e 6 shqiptarëve dhe as radikalizmi, trajtimi i namur i një radikalizmi fetar që i bie ndesh interesave shqiptare, nuk mund të justifikohen. Por këto janë pasoja të moszbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe të një humbjeje besimi tek shqiptarët, për të cilat garantët nuk duhet t’i kërkojnë të gjitha shkaqet jashtë sferës së përgjegjësive të tyre. Ashtu si kundër besoj unë, edhe flamujt e radikalizmit shqiptar nuk ngrihen mbi shkopinj, por mbi plagë sociale, gërryese, varfëri, papunësi, keq arsimim dhe izolim, të cilat shkaktojnë reaksione nga më agresivet, në organizmin shoqëror të një bashkësie dhe për këto duhet menduar në tre palë për Maqedoninë, për këto duhet diskutuar në shumë palë për Ballkanin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat