Sllavomaqedonasit duan ta shuajnë lëvizjen kombëtare shqiptare

Maqedonia

Sllavomaqedonasit duan ta shuajnë lëvizjen kombëtare shqiptare

Nga: Hava ORANA Më: 9 korrik 2014 Në ora: 17:10

Maqedonasit kanë filluar haptas të kërkojnë vdekjen e shqiptarëve si të padëshirueshëm në Maqedoni. Si kundërpërgjigje e protestave të shqiptarëve të cilët po kërkojnë drejtësi, një grup i të rinjve maqedonas ka dalë me transparentin “Vdekje për shqiptarët”.

Transparenti është shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa në të shihen të rinjtë maqedonas me dorën lartë, simbolin e Hitlerit, me fanella me kryqe ortodokse dhe transparentin “Vdekje për shqiptarët”. Gjithashtu, në Facebook është hapur profil enkas për fyerjet ndaj shqiptarëve me moton “Vdekje për shqiptarët”, ku porosia kryesore është “të shtohen të vdekurit shqiptarë”.

Shqiptarët në Maqedoni derisa po kërkojnë të drejta dhe drejtësi për grupin “Monstra” që u dënua me burgim të përjetshëm, maqedonasit iu kanë kundërpërgjigjur me kundër- protestë, madje duke i kërcënuar me jetë.

Shtet ilegal

Analisti shqiptar nga Maqedonia, Nijazi Muhamedi, thotë se maqedonasit të cilët e kanë bërë shtetin e tyre ilegal në tokë të huaj, mund të bëjnë kundërprotesta e mund të bëjnë lutje, sepse VMRO-ja, kur në shekullin e 19-të ka qenë si lëvizja më terroriste në Ballkan, të njëjtat punë që I ka bërë dikur, i bën edhe sot.

“Maqedonasit bëjnë kundërprotestë, mund të bëjnë të qara e mund të bëjnë të lutura, sepse ashtu dhe e kanë bërë shtetin e tyre ilegal mbi tokë të huaj, në këtë rast (mbi tre vilajetet e dikurshme shqiptare)-me të qara, me të lutura dhe me kërcënime, se VMRO-ja historike bullgare, në shekullin e 19 e shpallur si lëvizja më terroriste në Ballkan, ato punë që i ka bërë atëherë, po ato punë, me një mbështjellje të re “demokratike” i bën edhe sot, duke i mbështjellë në veprimet e saja edhe mercenarizmin politik shqiptar të kohëve të sotme, dhe hiqet e njihet nga Europa tash si parti e së djathtës europiane”, vlerëson ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat