Krasniqi: Fati i Maqedonisë, në dorën e shqiptarëve!

Maqedonia

Krasniqi: Fati i Maqedonisë, në dorën e shqiptarëve!

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 11:22

Publicisti nga Prishtina dhe anëtar i Këshillit të ekspertëve të LDK-së Faik Krasniqi ka reaguar mbi zhvillimet e fundit në Maqedoni.

Sipas tij,fati i ekzistencës së Maqedonisë si shtet është në duart e shqiptarëve të cilët duhet të pranohen si komb shtet formues.

“Ne e dimë fare mirë se Maqedonia është një krijesë artificiale, e po ashtu edhe kombi ’sllavomaqedonas’. Maqedonia ekziston si shtet dhe sllavomaqedonasit(bullgarët) si komb, falë zemërgjerësisë së shqiptarëve! Maqedonia nuk mund të ekzistojë si shtet pa shqiptarët! Fati i ekzistencës së tyre si shtet dhe komb, është në dorën e shqiptarëve”, vlerëson ai. Nëse shteti maqedonas dhe ‘sllavomaqedonasit’ duan të ekzistojnë si shtet dhe si komb, atëherë shqiptarët duhet t'i pranojnë si komb shtet formues, në të kundërtën shteti artificial i Maqedonisë do të shkojë drejt ndarjes dhe do të rrezikohet ekzistenca e kombit ‘sllavomaqedonas', thotë publicisti nga Prishtina, Faik Krasniqi. M.L

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat