Angelov u përgjigjet veteranëve të UÇK-së: Nëse duhet, ne këtu jemi!

Maqedonia

Angelov u përgjigjet veteranëve të UÇK-së: Nëse duhet, ne këtu jemi!

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 09:25

Ju jeni këtu, por edhe ne jemi këtu! Ne mbrojtësit maqedonas të vitit 2001!”, u është kundërpërgjigjur veteranëve të UÇK-së , ish gjenarali i branitelave Stojançe Angelov.

“Të pakënaqur, dhe të zemëruar, por gjithmonë i gatshëm për mbrojtjen e vendit tonë dhe qytetarëve tanë maqedonas të Maqedonisë.

Vetëm, kjo nuk do të jetë si në vitin 2001. Këtë herë … këtë herë së pari do t’i pastrojmë radhët tona. Dhe pastaj … pastaj, dihet! Do ta ndjeni zemërimin maqedonas!” shkruan në fecebook ish gjenerali i branitelave Angelov.

Ai poashtu u bën thirrje edhe shqiptarëve, duke thënë se mos lejoni veten të jeni pre e skenarave të pista, në skenarët për më shumë dhunë, në skenarët për vrasje të reja si dhe në skenarët për një luftë të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat