Plenkoviq: Do bëj presion për hapjen e negociatave me Maqedoninë

Maqedonia

Plenkoviq: Do bëj presion për hapjen e negociatave me Maqedoninë

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 19:23

Eurodeputeti kroat Andrej Plenkoviq, i cili mbrëmë ishte zgjedhur për nënkryetarë të Komitetit më të fuqishëm në Parlamentin Evropian – Komitetin për punë të jashtme (AFET), ka premtuar se në të gjitha aktivitetet e veta në AFET do të nxit diskutime dhe propozime për hapje të bisedimeve për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian (BE).

“Mua më vjen mirë që kam marrë besimin e kolegëve të mi në Komitetin për punë të jashtme të PE-së të jem njëri nga katër nënkryetarët. Kuptohet se një nga temat kryesore që do të jetë në rend dite në AFET është zgjerimi i mëtutjeshëm i BE-së.

Pastaj, temë është edhe fillimi i bisedimeve me Maqedoninë që jam i sigurt se do të gjendet në rend dite në Komitet, ka theksuar Plenkoviq në deklaratë për MIA.

Deputeti kroat thekson se si njeri i cili me vite merret për marrëdhënie kualitative bilaterale mes Kroacisë dhe Maqedonisë, ai fortë e përkrahë edhe rrugën evropiane të Maqedonisë.

“Gjithsesi se në të gjitha aktivitetet do të nxis debat dhe do të përkrah propozimet që do të jenë për hapjen e bisedimeve dhe për dinamikë institucionale të përshpejtuar me qëllim që Maqedonia të vazhdojë me reformat dhe në fund shpresoj që edhe të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian (BE)”, thotë Plenkoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat