Protestat në Tetovë, polici e godet ish ushtarin e UÇK-së (Video)

Maqedonia

Protestat në Tetovë, polici e godet ish ushtarin e UÇK-së (Video)

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 17:13

Ishte vetëm 20 vjeçar kur në vitin 2001 vendosi që ti bashkangjitet luftës së UÇK-së. Edhe atë pa lejen e familjarëve ju bashkangjit UÇK-së dhe babai dhe nëna e tij 2 muaj ditë nuk e kanë ditur se ku e kanë djalin. Lufta mbaroi dhe askush nuk është interesuar aspak për Fadilin”, thotë familjari i Fadil Ajdinit ish ushtar i UÇK-së.
Fadil Ajdinin, ashtu si në vitin 2001, si i tillë si që është me shpirt revolucionar mori pjesë në protestën e ditës së diel kundër vendimit për rastin “Monstra”. Siç mundet ta shihni nga fotot dhe videoja, edhe pse në asnjë moment nuk ka qenë pjesë e dhunës ndaj policëve, njëri prej policëve e “shpërbleu” me goditje në pjesën e barkut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat