Ekspetët: Situata në Maqedoni pas protestave shqetësuese

Maqedonia

Ekspetët: Situata në Maqedoni pas protestave shqetësuese

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 14:34

Ekspertë të sigurisë konsiderojnë se situata e krijuar në Maqedoni pas protestave të shqiptarëve atje, është shqetësuese. Kolë Krasniqi ekspet i terrorizmit ndërkombëtarë tha për Radio Kosovën, se shtetet shiqptare është dashur të reagojnë menjeherë në mënyrë që mos të ketë një konflikt të ri të shqiptarëe në Maqedoni.

Ngjarjet e fundit në Maqedoni, nga ekspertë të terrorizimit ndërkombëtarë shihen si mjaft shqetësuese për stabilitetin politik në Maqedoni. Profesor Kolë Krasniqi, dekan i fakultetit Juridik në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë tha për Radio Kosovën, se shtetet shqiptare ai i Shqipërisë dhe i Kosovës është dashur të reagojnë me kohë për situatën në Maqedoni.

"Pozicioni në çfarë ndodhen sot shqiptarët e Maqedonisë ata gjithmonë kur paraqiten situata të tilla të shkeljeve drastike të të drejtave elementare njerëzore, ata sytë i kanë edhe shpresën e kanë te dy shtetet e krijuara shqiptare, prandaj është një befasi shumë e madhe edhe për ne por ishte një befasi edhe për të tjerët natyrisht edhe për disa zyrtarë të lartë ndërkombëtare mos reagimi me kohë në kuptimin e kërkesës së parashtruar në mekanizmin në rrugë diplomatike ose edhe njoftimin e bashkësisë evropiane dhe asaj ndërkombëtare për shkelje sistematike dhe aq të vrazhdë e cila thjeshtë ka elemnte të provokimit të një konflikti të ri të armatosur në Maqedoni dhe shqiptarët është dashur të reagojnë në këtë drejtim".
Eksperti i terrorizimit ndërkombëtarë, profesor Krasniqi nuk e mohon përpjekjen e qarqeve të caktuara që kësaj situate ti japen elemente të radikalizimit islamik, por sipas tij kjo ka të bëjë me reagim të një padrejtësie që po u behet shqiptarëve në Maqedoni.
"Kohëve të fundit kemi të bëjmë me migrime dhe me veprimtari shumë të fuqishme ttë disa shërbimeve të huaja nga Lindja të cilat përpiqen në cdo aspekt që ti japin elemnte të radikalizimit islam të kerkesës së shqiptarëve këtu te ne. Nga ky aspekt ketu nuk kemi të bëjmë me ndonjë veprimtari në cfardo aspekti fetar ose të radikalizimit fetar, por kemi të bëjmë me një reagim kombëtar ndaj një padrejtësie ose ndaj një gjykimi i cili shkaktoi provokime të arsyeshme të një pjesë të popullit shqiptar".
Profesor Krasniqi bën apel për maturi të gjithanshme politike dhe menaxhim të situatës së sigurisë, në mënyrë që të mos fillojë një konfilit i ri në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat