Kelmendi fton “vëllezërit” protestues në Maqedoni të mos dorëzohen

Maqedonia

Kelmendi fton “vëllezërit” protestues në Maqedoni të mos dorëzohen

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 13:53

Deputeti i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, ka inkurajuar protestuesit shqiptarë në Maqedoni, që të mos dorëzohen, por të vazhdojnë protestat e tyre.
Kelmendi i njohur si mbrojtës i vlerave islame, përmes një postimi në Facebook, u është drejtuar protestuesve, duke u thënë se nëse janë besimtarë të vërtetë, ata do të arrijnë që të fitojnë.
“Ne jemi mirë,kur edhe Shqiptarët në Maqedoni janë mirë….Vëllezër e motra shqipëtar, jemi me ju, ju jeni në të vërtetën dhe ju me lejen e ZOTIT do të fitoni”.
“E mos u dobësoni (fizikisht )dhe mos u dëshproni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqert”.
Protestat në Maqedoni, kundër dënimit me burg të përjetshëm të të gjashtë akuzuarve për vrasjen e pesë të rinjve maqedonas, të cilat kanë eskaluar edhe në përdorim të dhunës, janë kritikuar nga shumë, për faktin se në to janë përdorur në masë të madhe simbole të kulturave të huaja, siq janë ato arabe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat