Situata në Maqedoni, FRD të respektohet Marrëveshja e Ohrit

Maqedonia

Situata në Maqedoni, FRD të respektohet Marrëveshja e Ohrit

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 13:49

Fryma e Re Demokratike kanë reaguar për situatën e tensionuar në Maqedoni.
Në një deklaratë të kësaj partie theksohet se “po ndjekin me shqetësim përshkallëzimin e situatës në Maqedoni. Përdorimi i dhunës rrit edhe më shumë tensionet, rëndon gjendjen, e destabilizon atë dhe ndikon në përkeqësimin e marrëdhënieve ndër-etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, duke ndikuar drejtpërdrejtë në dëmtimin e harmonisë dhe bashkëjetesës mes tyre”.
FRD bën thirrje që të gjitha problemet të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit, mbështetur në respektimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të viti 2001, e nënshkruar mes dy palëve dhe në prani të përfaqësuesve të posaçëm të BE-së dhe SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat