Muhamed Zekiri: Thaçi s’mund të bëjë asnjë lëvizje pa e pyetur Mihajllkovin

Maqedonia

Muhamed Zekiri: Thaçi s’mund të bëjë asnjë lëvizje pa e pyetur Mihajllkovin

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 10:01

Pas akuzave të rënda që i bëri lideri I PDSH-së një natë më parë Televizonit ALSAT-M nuk ka munguar që ti kthehet në të njetën formë edhe nga kryeredaktori Muhamed Zeqiri. Ai për Libertas ka thënë së Thaçi s’mund të bëjë asnjë lëvizje pa e pyetur Mihajllkovin
“Thaci s’mund të bëjë asnjë lëvizje pa e pyetur Mijalkovin, e tash i fajëson të tjerët se janë UDBASHË
Kush e ka mizen nder kesule, e kerruan koken, thote nje fjale e urte popullore.
E tille eshte dhe puna me liderin e PDSH Menduh Thaci i cili paramendojeni se nuk mund te ndermarre as nje levizje politike pa e pyetur Mijalkovin, dhe i fajeson te tjeret se jane UDBASHE
A ka shembull me te mire per te se ajo qe beri gjate fushates parazgjedhore, dhe pas saj.
Ai deklaroi qe nuk i interesonin zgjedhjet presidenciale, u ul me Sashon ne Sushiko dhe opa – Iljaz Halimi kandidat.
Deri ne momentin e fundit shpresonte se do ishte pjese e qeverise dhe pa asnje problem e votoi Trajko Velanovskin per kryetar kuvendi.
Mendoj se s’ia vlen te humbasesh kohe per kete njeri.
Diletant politik i cili pervec interesave te tij te ngushte s’jep pese pare per asgje tjeter”, thote kryeredaktori i Alsat-M, Muhamed Zekiri, si reagim ndaj deklarates se Thacit..
Ne lidhje me protestat, Muhamed Zekiri thote qe cdokush ka te drejte te protestoje.
“Nuk e arsyetoj sjelljen e dhunshme ne asnje moment. Por policia e Gruevskit me ate qe beri te premten edhe njehere demonstroi dhune ndaj qytetareve te saj me qellim qe t’i frikesoje dhe te vazhdoje te mbjelle frike.
Ky shtet per te saten here e tregoi se s’ka kapacitet per te rritur nje shoqeri demokratike dhe multietnike. Per disa eshte nene, per te tjeret njerke.
Pas asaj qe ndodhi te premten, une i bera vetes nje pyetje retorike: Pse policia e Gruevskit nuk veproi njesoj me demonstratet ne Gjorce diten e pare kur shikonin seir se si digjen pronat e bashke qytetareve shqiptare?
Per kukullat e BDI-se ne institucione njesoj nuk dua te harxhoj shume fjale. Funksionareve te tyre ju mjafton nje veture zyrtare dhe nje sekretareshe e mire “ u shpreh Muhamed Zekiri kryredaktori I Alsat-M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat