Kelmendi i shkruan Ali Ahmetit: U bëtë dhunes të shqiptarëve, ndërmerrni diçka

Maqedonia

Kelmendi i shkruan Ali Ahmetit: U bëtë dhunes të shqiptarëve, ndërmerrni diçka

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 20:34

Muhamet Kelmendi i është drejtuar Ali Ahmetit me një mesazh, ku veç tjerash i thotë se ai dhe shumë të tjera, “ndoshta pa vetëdije u bënë dhunues të shqiptarëve”.
Në një postim në Facebook, Kelmendi shkruan se Ahmeti e njeh mirë atë personalisht, duke ia rikujtuar punën në radhët e ilegales.

Në një moment, Kelmendi ia kujton Ahmetit se kur u ndanë rrugët e tyre dhe kjo sipas tij, filloi në mesin e vitit 1998, kur u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit.

“Rruget tona u ndan. Filloj kjo ne mesin e vitit 1998 dhe vazhdoj deri sa u nenshkrua Marreveshja e Ohrit. Brenda ketyre me pake se dy vite idealet shqiptare u shkelen. Dhe kjo u be duke I dhene perkrahje individeve te ndryshem, prej nga ceshtja pesoi ndryshime dhe aspirata historike u shklele nga grupi politik (Thaqi, Haliti dhe Syla etj.)qe mori UCK ne udheheqje dhe ate e demetoi perfundimisht”, shkruan ai në Facebook.

Mesazhi i plotë:

I nderuari z.Ali Ahmeti,
jam shoku dhe ish miku I yte i hershem Muhamet Kelmendi.

Po te drejtohem me kete leter te hapur, me te cilen dua te te perkujtoj punen tone te perbashket ne radhet ilegale, si ne LPRSSHJ, pastaj ne LPRK, ne LPK dhe ne UCK, deri ne luften e fundit te UCK ne Maqedoni. Ne keto aktivitete kemi qene bashke nga vitet e 80. Se bashku me shoket tjere te idealit luftuam per liri dhe ceshtje kombetare.

Rruget tona u ndan. Filloj kjo ne mesin e vitit 1998 dhe vazhdoj deri sa u nenshkrua Marreveshja e Ohrit. Brenda ketyre me pake se dy vite idealet shqiptare u shkelen. Dhe kjo u be duke I dhene perkrahje individeve te ndryshem, prej nga ceshtja pesoi ndryshime dhe aspirata historike u shklele nga grupi politik (Thaqi, Haliti dhe Syla etj.)qe mori UCK ne udheheqje dhe ate e demetoi perfundimisht.

Ti Ali e dine mendimin tim. Ai ishte edhe mendimi I yte dhe I LPK e UCK. Te gjithe ishim per clirimin kombetar te popullit shqiptar te pushtuar nga sllavet e jugut. Dhe per ate u luftua ne Kosove, ne Kosoven Lindore dhe ne viset shqiptare nen Maqedini. Tash ato ideale mbeten pa u realizuar

Po per keto nuk po te shkruaj. Eshte krejtesisht nje faktor tjeter qe me detyroj te shkruaj ty dhe vetem personalisht ty e disa ish shokeve te tjere ne ate pjese te kombit shqiptar nen Maqedoni.

Ka ca dite z. Ali qe zhvillohen demonstrata ne viset shqiptare nen Maqedoni. U bene demonstrata ne Shkup dhe atje u rrahen e u maltretuan shqiptaret, ndersa ti si ish shoke i lebizjes dhe luftes per clirimin kombetar nuk po reagon. Ju nuk reaguat as si parti politike shqiptare, si BDI? Per te kenaqur orekset shiviniste maqedone!

Nuk e mendoj kete per ty?

Une prese analiza dhe reagim adekuate nga Ju!

Dhe Ju heshtet si parti dhe politikane!

U denuan shqiptaret me burg te perjetshem dhe Ju heshtet!

Vazhdon dhuna e ndjekja shiviniste edhe ne Tetove dhe Ju heshtni!

Me vetedije apo pa te u bete dhunues ndaj shqiptareve. Kjo nuk te nderon! Une kam pritur dhe prese nga ti dhe shoket tane te idealeve revolucionare reagim adekuate ne situaten e tashme. Dhe, te lutem, mos u ndaj nga populli se humb ashper si individ dhe si veprimtar. Trego se je ai Aliu I veprimtarise revolucionare dhe I sakrifices per liri te kombi! Mos u meshef prapa BDI, apo ndinje ideje tjeter.

Populli po te dhunihrt!

Te lutem kujtoj demonstratat dhe reagimet tona ne ish-Jygosllavi? Atehere ishim krahas tyre dhe ne ball te cdo aktiviteti?

Ku ke rane o miku I largte I vegjelise. A mos valle I ke "harruar"keto. Dhe, tash ke rene mu ne poziten e atyre qe u luftonin nga ne.

Te lutem largoju nga rruga e tille!. Nuk te vyne as ty dhe askujte tjeter koalucioni me sllavo-maqedonet per te dhunuar popullin tone atje. Ju jeni ne ball te kombit per te mbrojtur interesat e tij, e jo me qene bashkedhunues ndaj ti.Per kete si morre votat. Ai ti dha votat per te udhehequr ne idealet e veta.

Ktheju popullit dhe largoju nga I semuri shivinist Georgievski e georgievskat e tjere antishptar!

Kthehu te populli.

Ishi bashkeluftetari I juaj
Muhamet Kelmendi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat