Kotevski i quan huligan protestuesit që gjuajtën me gurë

Maqedonia

Kotevski i quan huligan protestuesit që gjuajtën me gurë

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 19:32

Ndihmës ministri i Punëve të Brendshme Ivo Kotevski, ka deklaruar se kjo ministri është duke punuar në identifikimin e personave të cilët kanë qenë agresiv gjatë protestave në Shkup të cilët kanë gjuajtur me gurë ndërtesën e Gjykatës dhe policinë.

Ivo Kotevski, nuk guroj që t’i quaj vandal dhe huligan, personat të cilët kanë qenë më agresiv gjatë mbajtjes së protestës.

“Në bazë të masave të ndërmarra deri më tani janë identifikuar 24 pjesëmarrës në protesta nga e premtja, prej të cilëve 6 dhe kanë dalë para gjykatës, për dyshime të bazuara se kanë kryer vepër penale, pjesëmarrje ën trumë dhe pengim të personit zyrtarë në kryerjen e detyrës”, tha Ivo Kotevski.

Sipas tij, gjykata ndaj këtyre 6 personave veç më ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 8 ditëve.

MPB, tha ai, tani është duke I dokumentuar të dhënat edhe për dy persona të cilët në procedurën e mëtutjeshme do të ndiqen penalisht.

Ndaj dy personave të tjerë, gjithashtu janë dënuar me gjobë në para.

“Në bazë të video incizimeve policore, janë identifikuar edhe 7 persona, disa prej tyre janë kapur ndërsa disa të tjerë do ët thirren në polici”, tha Ivo Kotevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat