Burgjet e Maqedonisë të mbushura me shqiptarë!

Maqedonia

Burgjet e Maqedonisë të mbushura me shqiptarë!

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 14:28

Në Maqedoni, burgjet janë të stërmbushura me shqiptarë të dënuar. Numri i shqiptarëve në burgje është rritur sidomos pas konfliktit të armatosur të vitit 2001, shumica të dënuar për veprën penale"terrorizëm".
“Terrorizmi” në Maqedoni konsiderohet si një vepër e rëndë penale dhe dënohet deri në burg të përjetshëm. Mes të burgosurve ka shumë ish-ushtarë të UÇK-së.
Opinioni i gjerë i di mirë dënimet për civilët e Brodecit, Sopotit, dënimi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së për vënien e bombave në Kumanovë dhe hekurudhën që lidhet me Serbinë, dënimi me burgim të përjetshëm për dy qytetarë të fshatit Haraçinë, dënimi për ish-pjesëtarët e Rakovecit, dënimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së nga Tetova, Ibrahim Sulejmani, gazetarin kumanovar Agim Behluli, i dënuar po ashtu për terrorizëm, por edhe shumë raste të tjera që kanë çuar në burg kryesisht ish-pjesëtarët e UÇK-së, shkruan albeu.
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë është shndërruar në një njësit hakmarrës ndaj shqiptarëve, duke torturuar e burgosur qindra e mijëra shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat