A mund të eskalon situata në Maqedoni?

Maqedonia

A mund të eskalon situata në Maqedoni?

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 6 korrik 2014 Në ora: 11:41

Analisti i Inteligjencës dhe sigurisë, Drizan Shala, për gazetën “Bota sot”, vlerëson se protestat në Maqedoni janë shumë të rrezikshme, pasi motivet e këtyre protestave janë etnike dhe mund të shfaqen konfliktet edhe më gjerë.

“Protestat të cilat janë duke u zhvilluar këto ditë nga shqiptarët në Maqedoni, unë i shoh si diçka shumë të rrezikshëm duke marrë parasysh , që motivet e protestës janë etnike, e ajo mund ta bie në një gjendje ku jo vetëm Maqedonia, por edhe vendet të tjera sikur që është Kosova, Presheva , Medvegja, Bujanovci dhe i gjithë Ballkani të rishfaqen konfliktet e ndryshme”, thotë Shala.

Sipas tij, duhet të bëhet një analizë e shkurt se kujë është duke i konvenuar e gjithë kjo rrëmujë qytetare.

“Procesi Gjyqësor “Monstrum” i zhvilluar nga anët e shtetit Maqedon tregon tendenca që ishte proces i kurdisur për të zhvilluar dhe për të krijuar trazira qytetare (luftë civile)”, potencon ai.

Shala pohon se, e dimë shumë mirë që në raportet e agjenturave informative të ndryshme ndërkombëtare Maqedoninë e klasifikojnë si një vend ku grupet të ndryshme “fetare” janë shumë aktiv.

“Këtë na e pamë edhe në pamje televizive, ku shumë protestues bëjnë thirrje me motive fetare, duke e shndërruar protestën nga aspekti etnik në atë fetar, e në këtë rast aparatura shtetërore maqedonase vepron me një brutalitet të theksuar, sepse është duke u arsyetuar që “Mbrapa protestuesve qëndrojnë grupet ekstremiste fetare-terroriste. Prandaj i gjithë spektri politik shqiptar në Maqedoni duhet të jenë shumë vigjilent edhe ta kërkojnë që të rishqyrtohet procesi gjyqësor “Monstrum” , që të mos vi deri të eskalimi total i gjendjes aktuale”, vlerëson analisti Drizan Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat