Lirohet Daim Hiseni, më kidnapuan me revole në kokë

Maqedonia

Lirohet Daim Hiseni, më kidnapuan me revole në kokë

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 10:39

Sekretari i Shoqatës së Kulturës Shqiptare në Maqedoni, Adrian Limani lajmëroi se mbrëmë ishtë arrestuar kryetari i Shoqatës së Kulturës Shqiptare në Maqedoni, Daim Hiseni.

“Informojmë opinion se diku rreth orës 22.00 në rrugën Xhon Kenedi policia maqedonase ka arrestuar kryetarin e SHKSHM z. Daim HISENI. Kohë të gjatë kanë pasuar kërcënimet ndaj tij, duke kërkuar që të ndërpret veprimtarinë dhe aktivitetet kombëtare. Besojmë thellë se ky arrestim i sodit ka të bëjë me zërin e fuqishëm të tij dhe bashkëveprimtarëve kundër regjimit sllavo maqedonas si dhe me mbështetjen e fortë duke marrë pjesë direket në protestat e organizuara më 4 korrik 2014. Kërkojmë që sa më shpejt të lirohet dhe të ndërpritet me këtë lloj represioni që po ushtron policia maqedonase”, - shkruhej në njoftimin e sekretarit, Limani

Kjo informat shkaktoi bujë në opinion, ndërkaq portali Almakos ka arritur ta kontaktoj kreun e SHKSHM, Daim Hisenin, i cili thotë se çaste më parë është arrestuar, dhe se kjo nuk i ndodh për herë të parë.

Hiseni deklaroi për Almakos, - "Isha duke shkuar të blej cigare për në syfyr, se nuk kisha, sa zbrita poshtë banesës më ndodhi diçka e papritur. Menjëherë nga një veturë aty afër dolën disa persona, dhe njëri duke ma vënë revolen në kokë, më futi në veturë, thjesht ajo që më ndodhi ishte një kidnapim, kjo nuk është hera e parë që më ndodh mua. Ata më çuan në një banesë jo në stacion policor. Dhe kjo për shkak veprimtarisë sime kombëtare, që më parë kam patur kontakte edhe me Adem Demaçin"

Në pyetjen e Almakos se a i ndodhi ky tmerr, edhe si pasoj e pjesëmarrjes së tij në protesta të premten, kundër rasteve të montuara ndaj shqiptarëve Daimitha, - "Po dihet se unë çdoher jam edhe si organizator i protestave, dhe në ballë të çështjeve kombëtare".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat