Revolucion shqiptar në Ballkan?

Maqedonia

Revolucion shqiptar në Ballkan?

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 08:26

Qendrat etnike të shqiptarëve në shtetin maqedonas janë përfshirë nga protestat kundër vendimit të Gjykatës Themelorë për rastin “Mostra” dhe dhunën e dy ditëve të shkuara.

Televizioni “Alsat-M” raportoi se në tetovë ka pasur përleshje mes policisë dhe protestuesve:

“Forcat policore kanë përdorur gaz lotsjellës dhe shok bomba për të zmbrapsur protestuesit dhe se ka të lënduar lehtë edhe policë, edhe protestues”.

Qindra persona marshojnë qetësisht në Shkup, Gostivar dhe Strugë që prej thuajse 1 orë.

Kryeqendra e shqiptarëve në shtetin maqedonas Shkupi, ka një prani të madhe dhe të shtuar të forcave policore.

Autoritetet e rendit dhe sigurisë kanë nxjerrë në terren makina të blinduara dhe me ujëmbajtëse (autobote) të vendosur në shëtitoren pranë Qendrës Tregtare “Mavrovasja”.

Synimi është që të parandalohen zhvendosja e protesës në qendër të Shkupit dhe pranë ndërtesave të institucioneve.

Thirrjet “Duam drejtësi!” mbizotërojnë protestën kundër vendikmit të Gjykatës Themelore për dënimin e gjashtë shqiptarëve me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesë maqedonasve pranë liqenit Smilkovc në Shkup.

Agjencitë e lajmeve “Zhurnal”, “Tetovasot” dhe “Ina” raportojnë se protestat e qeta vazhdojnë në qendrat e tjera etnike të mbetura jashtë kufijve të Shqipërisë nga Konferenca e Londrës në vitin 1913.

Protesta në Strugë, Gostivar dhe Tetovë zhvillohet njejtë si në Shkup dhe kundrë dhunës dhe diskriminimit.

Agjencia “Zhurnal” citon gazetarin e saj në vendngjarje të raportojë se protestuesit që “kërkojnë drjetësi” thërrasin kundër partisë pushtetare shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim, “Poshtë qeveria!” dhe ministrës së Brendshme, Gordana Jankullovska.

“Anësh rrugëve kryesore është vërejt edhe prezenca e polices, ndërkaq, protestë identike është duke u mbajtur edhe në Tetovë”-raportoi kjo agjenci.

Edhe në Dibër të Madhe nisnë protesta me flamuj kombëtarë shqiptarë që në fillim në sheshin “Skënderbeu” dhe pastaj u përqendruan para Gjykatës së Dibrës, në të cilin objekt është edhe prokuroria.

“Rreth 200 të rinj dibranë protestuan para objektit të Gjykatës Themelore në Dibër kundër dënimeve që dha Gjykata e Shkupit për 6 të akuzuarit në procesi e ashtuquajtur “Monstra”-raportoi “Alsat-M”.

Tetovë, përleshje mes protestuesve dhe policisë (Foto&Video)

Protesta në Tetovë ka rezultuar me përleshje mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor që kishte vendosur policia rrugës drejt selisë së BDI-së, njofton Alsat-M.

Forcat policore kanë përdorur gaz lotsjellës dhe shok bomba për të zmbrapsur protestuesit. Mësohet se ka të lënduar lehtë edhe policë, edhe protestues.

Qindra qytetarë të Tetovës ishin grumbulluar në Sheshin “Iliria” në Tetovë, ku e kanë filluar protestën paqësore për rastin “Monstra” dhe për dhunën policore të së premtes në Shkup. Protestuesit kanë nisur marshin me flamuj kombëtarë dhe rekuizite të tjera.

Shkupi përsëri proteston, prani e madhe e policisë

Qindra protestues kanë dalë përsëri rrugëve të Shkupit, kësaj radhe në protesta të qeta.

Forca të mëdha policore me autoblindë dhe autobote kanë bllokuar bulevardin pranë Qendrës Tregtare “Mavrovasja”, për të pamundësuar drejtimin e demonstruesve kah Qendra e Shkupit dhe Qeveria.

Protestuesit demonstrojnë të qetë dhe me thirrje "duam drejtësi", kundër aktvendimit të gjykatës për rastin “Monstra”.

Përfundon qetë protesta në Shkup, shpërndahen protestuesit

Dhjetëra qytetarë të Shkupit kanë protestuar edhe sot kundër dënimit të 6 të akuzuarve në rastin “Monstra” me burg të përjetshëm.

Për dallim nga dy ditët e para, protesta e sotme ka kaluar e qetë dhe pa asnjë incident.

Forca të shumta policore speciale të shoqëruara edhe me automjete të blinduara kanë ndjekur protestuesit nga Çairçanka deri në afërsi të qendrës së lagjes “Mavrovasja”, prej ku pastaj protestuesit u shpërndanë në mënyrë të qetë.

Familjarët e të dënuarve thanë se protestat e qeta do të vazhdojnë deri në lirimin e të familjarëve të tyre, për të cilët thanë se janë dënuar pafajësish. Protesta ka pasur edhe në Tetovë, Gostivar, Dibër e Strugë.

Protestat kundër “Monstrës”, solidarizohet edhe Struga

Ka filluar protesta e paralajmëruar edhe qytetin e Strugës për të shprehur solidaritetin e tyre me protestat e Shkupit, kundër procesit gjyqësor “Monstra”.

Protestuesit kanë dalë në protestë të qetë dhe duke kërkuar drejtësi pas dënimit me burg të përjetshëm ndaj 6 shqiptarëve.

Fillon protesta edhe në Gostivar

Qindra protestues janë grumbulluar për të protestuar edhe në Gostivar, për të shprehur solidaritetin e tyre me protestat e Shkupit, kundër procesit gjyqësor “Monstra”.

Siç raporton gazetari i “Zhurnal”, protestuesin kanë kërkuar drejtësi duke brohoritur parulla kundër BDI-së, “poshtë qeveria”, po dhe kundër polices së parë, Gordana Jankullovska.

Anësh rrugëve kryesore është vërejt edhe prezenca e polices, ndërkaq, protestë identike është duke u mbajtur edhe në Tetovë.

Tetovë: Protuesuesit nisen drejt selisë së BDI-së në Reçicë

Pas paralajmërimeve nëpër rrjetet sociale për mbështetje për rastin Monstra nga gjithë shqiptarët e Maqedonisë, edhe tetovarët pas protestës së qetë në Qendër të Tetovës, tani ata janë nisur drejt selisë së BDI-së në Reçicë, njofton TetovaSot.

Gazetari i portalit TetovaSot nga vendi i ngjarjes ndjek hap pas hapi ngjarjen në terren, dëgjohen edhe brohoritjet e para të tetovarëve duke thënë, lironi vëllezërit tanë, poshtë politikanët.

Shqiptarët sot në protesta të reja, ftesa në rrjetet sociale

Pas protestave dramatike të cilat u zhvilluan të premten dhe të shtunën në Shkup, nëpër rrjetet sociale po shpërndahen ftesa për protesta që pritet të mbahen gjatë ditës së sotme, në shumicën e qyteteve të banuara me shqiptarë.
Protestat pasojnë pas dhunës policore ndaj protestuesve shqiptar dhe vendimit të Gjykatës Themelore në Shkup, që shpalli fajtorë dhe dënoi me burg të përjetshëm gjashtë shqiptarë të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve dy vjet më parë.
Ambasada Amerikane, Zyra e Bashkimit Evropian, misionet e Natos dhe të OSBE-së në Shkup, përmes një komunikate të përbashkët theksojnë të drejtën për të protestuar në mënyrë të qetë dhe dënojnë sjelljet e dhunshme.
Diplomatët perëndimorë bëjnë thirrje për dialog midis qytetarëve dhe politikanëve që do të rezultonte në qetësimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat