BDI: Përmbahuni nga dhuna, dëmton procesin

Maqedonia

BDI: Përmbahuni nga dhuna, dëmton procesin

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 17:22

Një ditë pas protestave që u përshkallëzuan në dhunë mes proteuseve dhe policisë reagoi edhe partia shqiptare në pushtet, BDI. Nga partia e Ahmetit shprehin shqetësim për ngjarjet e një ditë më parë, ndërkaq theksojnë se:

“Që nga ngjarja tragjike e gjer më sot, BDI ka kërkuar që shkaktarët e krimit makabër të vihen para drejtësisë dhe që faji të vërtetohet me fakte dhe prova të besueshme”.

Për këtë qëllim nga BDI shprehen se kanë kërkuar edhe mbikëqyrje ndërkombëtare. Nga BDI bën thirrje që qytetarët të përmbahen nga dhuna pasi siç theksojnë ngjarjet e djeshme nuk i ndihmojë procesit.

“BDI përkrah të drejtën e protestave paqësore të qytetarëve, por apelon deri tek të gjitha palët e involvuara që të përmbahen maksimalisht nga dhuna sepse ngjarjet e djeshme nuk i ndihmojnë as procesit, as të dënuarve, as familjarëve, por as atyre që po bëjnë përpjekje që të kontribuojnë me qasje institucionale në zgjidhjen e këtij rasti shumë të ndërlikuar. Dhuna e djeshme në rrugët e Shkup na e vështirëson angazhimin e mëtejmë në drejtim të zbardhjes së vërtetës deri në përfundim të të gjitha procedurave ligjore që përfshijnë gjykatën e Apelit, atë Supreme, por edhe Gjykatën e Strasburgut”, theksohet në reagimin me shkrim të BDI-së.

BDI në këtë komunikatë nuk ka parë të arsyeshme të dënojë dhunën policore ndaj protestuesve . Ndryshe , partia shqiptare në opozitë PDSH zyrtarisht nuk ka thënë asnjë fjalë për protestat e djeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat