Protesta, goditet me gurë selia e BDI-së dhe komunës Çair (FOTO)

Maqedonia

Protesta, goditet me gurë selia e BDI-së dhe komunës Çair (FOTO)

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 15:32

Një grup i vogël i protestuesve, kryesisht të rinj minoren ishin mbledhur para godinës së Komunës së Çairit, duke hedhur gurë dhe gjësende të forta në drejtim të ndërtesës.

Pas afro 15 minuta qëndrim para ndërtesës,intervenoi policia duke hedhur gaz lotsjellës dhe shpërndau protestuesit në drejtim të Gazi Babës.

Për momentin forca të shumta policore gjenden pranë ndërtesës së Komunës së Çairit dhe në rrugët përreth saj.

Përndryshe, ky është vazhdim i protestës që filloi një ditë më parë si shenjë revolte për vendimin gjyqësor të rastit Monstra, ku u dënuan me burg të përjetshëm gjashtë persona.

Ndërsa nga protestat e djeshme të lënduar mbetën 20 persona, ndërsa u arrestuan 6 protestues.

Me të arritur në Komunën e Çairit protestuesit kanë filluar të gjuajnë me gur godinën e komunës. Njësoj si dje policia po tenton që me shok bomba ta shpërndajë masën e revoltuar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat