Pas ngjarjeve në Shkup, reagon deputetja Ermira Mehmeti

Maqedonia

Pas ngjarjeve në Shkup, reagon deputetja Ermira Mehmeti

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 11:45

''Politikanët nuk ndihen rehat, nuk janë nëpër kulltuqe, por punojnë që gjyqësori të shpëtojë nga kthetrat e mentalitetit dënues''Unë jam rritur në një familje me histori të burgosurish politikë, babai im ka qenë në burgjet e...
''Politikanët nuk ndihen rehat, nuk janë nëpër kulltuqe, por punojnë që gjyqësori të shpëtojë nga kthetrat e mentalitetit dënues''

Unë jam rritur në një familje me histori të burgosurish politikë, babai im ka qenë në burgjet e Jugosllavisë në kohën e Aleksandër Rankoviqit dhe poashtu edhe gjyshi im. Që të dy kanë qenë të akuzuar për irredentizëm dhe veprimtati nacionaliste për bashkim me Shqipërinë si anëtarë të NDSH-së.

As babi e as gjyshi asnjëherë nuk e fituan betejën e tyre me drejtësinë, ata nuk e fituan këtë betejë sepse jetonin në një regjim jodemokratik në të cilin protestat ishin të ndaluara, shprehja e mendimit ndryshe ishte e dënueshme, e kundërshtimi i vendimeve të shtetit ose i gjykatave nënkuptonte t'i nënshkruash me dorën tënde fundin vetvetes.

Edhe unë si cdo shqiptarë në Maqedoni kemi të drejtë të ndihemi të zhgënjyer dhe mosbesues ndaj institucioneve që bëjnë drejtësinë për shkak të historive të hidhura që na lidhin me këto institucione dhe vendimet e tyre. Rasti i ashtuquajtur Monstra ka prodhuar shumë mllef dhe ky mllef i shprehur publikisht përherë krijon teren që dikush, individ ose grup të përpiqet të grabisë dhe shfrytëzojë për përfitimet e veta.

Të gjithë protestuesit kundër vendimit të gjykatës të cilët protestuan dhe protestojnë kundër vendimit monstruoz kanë mbështetjen time, të gjithë ata që këtu shikojnë shans për të artikuluar qëndrime politike, JO.

Dikur shqiptarët ishin të paditur, inferiorë të heshtur dhe papërfaqësues, ata nuk i dinin dhe nuk i njihnin instrumentet e kundërshtimit të vendimeve të shtetit apo gjyqësorit të shqiptuara kundër tyre.

Si përfaqësuese e shqiptarëve ju them se nga foltorja e Parlamentit kam kërkuar përgjegjësi nga prokurorja për gjuhën nxitëse të cilën e përdori në përmbyllje të procesit gjyqësorë. Si përfaqësuese e shqiptarëve do të vazhdoj të kërkoj përgjegjësi prej saj, si përfaqësuese e shqiptarëve përkujtoj familjet e të dënuarve se drejtësia nuk e ka thënë fjalën e fundit dhe ata nuk duhet të ndalen dhe drejtësinë ta kërkojnë deri në Gjykatën për të drejtat e njeriut në Strazburg. Si përfaqësuese e shqiptarëve mendoj se nuk guxojmë askujt t'i japim arsye për të krijuar imazh të shtembëruar për ata të cilët jemi, cfarë tradite kemi cfarë vlerash e kulture të gjatë e të lavdishme kemi. Mbështes cdo formë të protestës paqësore, demokratike dhe me mesazhe të drejtuara në adresën e duhur.

Të nderuar qytetarë shqiptarë,

Politikanët dhe përfaqësuesit tuaj nuk kanë heshtur, por ka momente kur fjalët nuk duhet thënë në media, rrjetet sociale e reagime tjera, politikanët tuaj këto ditë as nuk ndihen rehat e as nuk janë nëpër kolltuqe. Mos i besoni propaganduesit e kotë. Politikanët tuaj këto ditë ashtu si dhe cdo ditë tjetër janë duke punuar që gjyqësori njëherë e përgjithmonë të lirohet nga kthetrat e mentalitetit të vjetër dënues, përjashtues dhe ekzekutues ndaj shqiptarëve. Bashkëndjej me të gjithë ata që sot ndihen të zhgënjyer nga drejtësia sepse vet jam ndier ashtu dikur. Njëherit dënoj cdo tentim të individëve ose grupeve për të rrënuar dinjitetin protestues dhe për t'i dhënë asaj karakter politik.

Ermira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat