Stop terrorit të shtetit të zaptuar nga Gruevski dhe Ahmeti

Maqedonia

Stop terrorit të shtetit të zaptuar nga Gruevski dhe Ahmeti

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 11:27

Sot më datën 04.07.2014, ora 13:25 minuta, Diaspora Shqiptare për Maqedoni (DSHM) e përcolli nga afër protestën e populli shqiptar, që po protestonin për të drejtat e tyre, mirëpo ndodhi padrejtësia ku Shteti i IRJM-së, shteti kriminel ushtroi dhunë mbi popullin civil shqiptar vetëm pse kishin dalur që të kërkonin lirinë, sot u pa se kush është kriminel, sot u pa se Jankullovska është kriminel i kryekriminelëve, sot u pa se Geshkovska është monstrum, sot u pa se çdoherë shteti ka ushtruar terror mbi popullin Shqiptar, por gjithmonë Shqiptarët janë viktima të proceseve të montuara, sepse sot u pa se e kemi një kryetradhëtar me patriotizëm të rrejshëm kur thotë se “Do ta fusë Maqedonin në NATO”, duke i maltretuar, rrahur, burgosur me burg të përjetshëm shqiptarët, por sot pikërisht nga qendra ky pi kafe ky kryetradhëtar në restorantin “Shkupi”, nga analfabetët e tij kriminelë, nga frika e protestuesëve të shumtë paqësor, u kërkua nga Zymri Qamili, zëvendësministër i Policisë, të gjuhet mbi turmën e protestuesve paqësor me shok bomba dhe bomba gazi atje ku kishte fëmijë dhe gra shqiptare, vetëm e vetëm për të treguar forcën e monstrumes Jankullovska dhe të shtetit të zaptuar nga Gruevski dhe Ahmeti.
Asnjë nga protestuesit paqësor nuk dogji dhe nuk preki pronat publike, asnjë nga protestuesit shqiptar nuk shprehen mllef ndëretnik sikur jemi mësuar të shohim nga huliganët maqedonas, por thjesht ishte një protest me mllef të shtetit të zaptuar nga Gruevski dhe Ahmeti, që sot tregoi fytyrën e vërtetë duke provokuar shumë rëndë protestën paqësore të shqiptarëve.
Ka shumë të lënduar nga protestuesit, që nuk kanë kërkuar ndihmë nga spitalet, ka shumë që janë të burgosur prej kalimtarëve të rastit, ka shumë prej policëve shqiptarë që kupella kriminele e BDI-së i rreshtoi në rend të parë, duke i shfrytëzuar mish për top, por edhe duke i lënë pa kurrfarë mbrojtje, që më së paku kanë pasur dëshirë protestuesit dhe policët të jenë viktimë e shtetit të zaptuar.
Përsërisim edhe një herë se protesta sot ka filluar në mënyrë paqësore nga qendra Çair Çanja dhe jo nga xhamia “Jahja Pasha”. Pse shqiptarët agjërojnë dhe kryejnë obligimet e të Premtes, kjo aspak s’ka të bëjë me realitetin, sikur mundohen disa të ashtuquatur analistë nga lezetet e kolltukeve ta paraqesin protestën paqësore të shqiptarëve, sikur kanë pritur edhe ndonjë element tjetër turko-arab të shfaqet në këto protesta, për t’i stigmatizuar edhe më shumë shqiptarët e Shkupit, gjë që nuk ndodhi dhe u tregua se shqiptarët diskriminohen, maltretohen, burgosen vetëm pse janë shqiptar.
Apelojmë deri tek disa kalemxjinjë të Shkupit, të ata që shesin dushk për gogla, të dalin vet e të rreshtohen në protesta, njëjtë sikur ishte ish-deputeti Hysni Shaqir, i ardhur nga Kumanova për të protestuar në menyrë paqësore për monstrumet e qeverisë Gruevski-Ahmeti, pra, të mos mundohen të na frikësojnë se kupella kriminele e Ali Ahmetit ka zaptuar edhe ajrin e Shkupit, nuk është e vërtetë, sepse ata sot ishin nëpër podrume dhe kërkonin ndihmën e monstrumes Jankullovska.
Apelojmë tek faktori ndërkombëtarë, deri tek OSBE, NATO, ambasadat e huaja në Shkup të dënojnë dhunën dhe terrorin e qeverisë Gruevski-Aheti, sikurse apelojmë deri tek Tirana dhe Prishtina zyrtare të ndërpresin kontaktet me klasën politike të dështuar të Ali Ahmetit dhe t’u dalin në ndihmë shqiptarëve të Maqedonisë që po përjetojnë diskriminimin dhe terrorin e shtetit të zaptuar në mënyrën më perfide.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat