Hamdi Ndrecaj “Komandant Panteri” i kërkon Ahmetit të dalë nga qeveria e Gruevskit

Maqedonia

Hamdi Ndrecaj “Komandant Panteri” i kërkon Ahmetit të dalë nga qeveria e Gruevskit

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 08:54

Hamdi Ndrecaj, i njohur në luftën e vitit 2001 si komandant Panteri ka kërkuar nga Ali Ahmeti që sa më shpejtë të largohet nga qeveria Gruevski.
“Unë, Hamdi Ndrecaj, komandant Panteri ish-komandant operativ i batalionit të parë, Brigada 112 Mujdin Aliu, kërkoj nga Ali Ahmeti dhe BDI, që duke parë situatën në IRJM dhe eskalimin e saj në disfavor të popullit tim shqiptar, që urgjentisht të tërhiqen nga qeveria e Gruevskit”, ka shkruar “Panteri”.
Ai ka thënë se do të vihet në mbrojtje të popullatës shqiptare. “Unë, komandant Panteri, do të vihem në mbrojtje të popullatës shqiptare në IRJM dhe do të veproj për organizimin e një guerileje të ngjashme me atë të vitit 2001. Armëpushimi i vitit 2001 nuk vlen më”, tha “Panteri”.
“Nëse shteti i Maqedonisë vazhdon të sillet kështu, në mënyrë çnjerëzore kundër shqiptarëve, ne do të vihemi në mbrojtje të popullatës shqiptare në trojet e Iliridës dhe do të riaktivizojmë një forcë ushtarake të ngjashme me atë të vitit 2001”, ka thënë në fund Panteri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat