LDSHM dënon ashpër ndërhyrjen brutale të policisë të Maqedonisë ndaj protestuesve shqiptarë

Maqedonia

LDSHM dënon ashpër ndërhyrjen brutale të policisë të Maqedonisë ndaj protestuesve shqiptarë

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 23:14

LDSHM dënon ashpër ndërhyrjen brutale të policisë të Maqedonisë ndaj protestuesve shqiptarë të cilët me të drejtë dolën që të ngrejnë zërin kundër rastit të ashtuquajtur “MONSTRA” ku në mënyrë të njëanshmë, pa marrë parasysh argumentet dhe faktet e të akuzuarve i dha dënim me burg të përjetshëm duke hyrë në historinë e errët të gjyqësisë të Maqedonisë edhe si një rast i montuar kundër shqiptarëve.

LDSHM kërkon ugjentisht nga faktori ndërkombëtar që të dënojë këtë dhunë policore që po ndodh tani e disa vjet që kur qeveria e Gruevskit e shëndroj Maqedoninë në shtet policor një etnik.

Në rast se BDI nuk pajtohet me policinë e Maqedonisë dhe është në krah të shqiptarëve kërkojmë që urgjentisht të lëshojë koalicionin qeveritar dhe të reshtohet në krah të popullit që i dha shumicë apsolute që ti mbrojë të drejtat e qytetarëve shqiptar dhe jo përmes policisë ku ka zv.ministër të rrahë dhe maltretojë popullin e vet.
Poashtu kërkojmë nga partitë politike shqiptarë që në shenjë protestë të lëshojnë të gjitha institucionet e Maqedonisë duke nisur që nga parlamenti duke shpallur padigjueshmëri qytetarë dhe fillojnë konsultimet për formimin e parlamentit shqiptar në Maqedoni.

Në rast se partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk ndërmarrin hapa për të parandaluar brutalitetin policor ndaj shqiptarëve në Maqedoni si dhe të parandalojnë nënçmimin që po i bëhet në tërrësi shqiptarëve të jenë të bindur së në kohë shumë të shpejtë do ballafaqohen vetë më popullin shqiptar dhe do hynë në historinë e zezë të shqiptarëve ku në vend të mbrojnë ata që i kanë votuar ata mbrojnë policinë e Gordana Jankullovës dhe Nikolla Gruevskit.

04.07.2014
Chicago Shërbimi për Informim i LDSH-së

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat