Huliganët maqedonas dëmtojnë përsëri varrezat e myslimanëve në Strugë

Maqedonia

Huliganët maqedonas dëmtojnë përsëri varrezat e myslimanëve në Strugë

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 17:14

Varrezat myslimane në Strugë kanë rënë sërish pre e sulmeve vandale të huliganëve maqedonas mbrëmjen e djeshme.
Persona të panjohur kanë dëmtuar sërish varrezat myslimane në Strugë, dhe ende nuk është marrë asnjë masë nga organet e rendit për të kapur autorët përgjegjës.

Personat që merren me mirëmbajtjen e varrezave myslimane kanë lajmëruar dhe denoncuar për thyerjen e pishave të mbjella brenda rrethimit të varrezave:

“Kush e di se sa e sa herë na janë thyer ndriçuesit, të cilët vazhdimisht i kemi zëvendësuar me të reja nga paratë e qytetarëve të besimtarëve myslimanë në Strugë. Tani vumë re se na janë thyer pishat, që i kemi mbjellë dhe për të cilat kujdesemi vazhdimisht. Rastin e këtij vandalizmi e kam paraqitur në stacionin e policisë në Strugë, dhe kam informuar anëtarët e Këshillit të varrezave dhe besimtarët, por nuk e di se si t’i mbrojmë varrezat tona”, theksoi përfaqësuesi i Këshillit për mirëmbajtjen e varrezave, Adil Gazaferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat