Shikoni dhunën e policisë sllavomaqedonase ndaj shqiptarëve (FOTO/VIDEO)

Maqedonia

Shikoni dhunën e policisë sllavomaqedonase ndaj shqiptarëve (FOTO/VIDEO)

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 14:07

(E plotësuar) - Nga MPB-ja, informojnë se është rritur bilanci i të lënduarve nga protestat dhe përleshjet e djeshme në mes protestuesve dhe policisë, por ende nuk kanë të dhëna përfundimtare.

Sipas MPB-së, numri i përgjithshëm i policëve që kanë marrë lëndime të lehta ka arritur në 27, ndërsa për protestuesit nuk ka informacione të sakta, pasi që ata për t’i ikur identifikimit, i janë nënshtruar klinikave private.

Ndërkaq, drejtori i Qendrës Klinike Urgjente, jep të dhëna rreth bilancit të lënduarve. Sipas tij, vetëm 5 të lënduar janë pranuar për kurim në Qendrën Klinike Universitare në Shkup, prej të cilëve 3 polic dhe 2 protestues.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, nuk pranoi për Alsat M që të prononcohet, me arsyetimin se ende është duke u punuar mbi identifikimin e protestuesve.

Kotevski shtoi se ndaj tyre do të ngrihet padi penale. Hetimet do të vazhdojnë për të identifikuar edhe pjesëmarrës tjerë, të cilët kanë prishur rendin dhe janë përleshur me policinë.

Nga përleshja e djeshme, përveç protestuesve dhe policisë, kishin pësuar edhe qytetarët dhe shtëpitë e tyre. Ndërhyrja e djeshme e policisë është vlerësuar si e dhunshme ndaj protestuesve të cilët nga MPB-ja, i quajnë grup huliganësh.

* * * * * * *
Janë tmerruar banorët e lagjeve shqiptare nga bastisjet, përveç tjerash, disa të rinj shqiptar u keqtrajtuan nga policia maqedonase, në disa raste deri në gjakosje. VIDEO 10 minutëshe nga gjithë ajo që ndodhi me arrestimet e shqiptarëve, e shumë të tjera...

Në pamje të parë, duket sikurse në Shkup ka patur sot ndonjë 'luftë', pasi që aty gjen gërmadha nga shkatërrimet e objekteve të ndryshme, xhama të thyera, dhe gjësende të djegura, njofton portali Almakos.

Ministria e Punëve të Brendshme në variantin e saj zyrtarë thotë se protesta ka eskaluar nga një grup i madh huliganësh të cilët fillimisht u konfrontua me policinë, kurse gjatë goditjeve me gurë kanë dëmtuar fasadën e gjykatës.

Zëdhënësi i policisë në një konferncë për shtyp, Ivo Kotevski tha se gjatë përleshjes ka të lënduar gjithsej 20 policë dhe protestues. “6 persona nga protestuesit janë arrestuar, njëri prej të cilëve është ankuar për lëndime dhe është dërguar në spital. Gjithashtu është dëmtuar ekspozitura e ‘Komercijallna Bankës’, disa automjete dhe një dyqan. Gjatë ditëve në vijim me ndihmën e filmimeve tona dhe me ndihmën e filmimeve të mediave do të vazhdojmë identifikimin e atyre që morën pjesë në protesta dhe u rrahën me policinë”, tha Kotevski.

Ai ka theksuar se në vazhdimësi po ndiqen aktivitete e grupeve të cilat e iniciuan protestën, ndërsa theksoi se e njëjta nuk ka qenë e lajmëruar në polici dhe nuk dihet se kush është organizatori.

Ndërkohë, Kotevski i MPB-së, nuk e ceki se sa shqiptarë janë rrahur nga policia në këtë protestë, e nëse nuk e ka të qartë këtë gjë, Almakos më poshtë ia sjell disa foto dhe video atij, që të sheh dhunën e ushtruar nga policia, kundrejt rinisë shqiptare.

Gjatë shpërndarjes së protestuesve policia nuk kurseu as oborret e shtëpive por dhe kalimtarët e rastit që u gjendën rrugëve të Shkupit gjatë protestës. 68 vjeçarja Mihane Luri pësoi në oborrin e shtëpisë saj. Alsat-M vizitoi këtë familje por e moshuara veç më ishte dërguar në spital. Familjarët e saj thonë se gruaja e moshuar pësoi lëndime në këmbë nga shpërthimi i një mjeti eksplodues i hedhur nga policia.

Alsat-M ishte edhe në spitalin kirurgjik ‘Shën Naumi i Ohrit’ në Shkup. Atje brenda ndodhen për kurim edhe policët por edhe protestuesit e lënduar. Ekrem Asani, xhaxha i një të riu të rrahur nga policia thotë se nipi i tij 22 vjeçar pasi është rrahur është dërguar në stacion policor prej nga është dërguar në spital.

‘Djalin e vëllait ma kanë dërguar në stacionin policor në Autokomandë, të rrahur e kanë dërguar atje, pastaj e sollën këtu në spital. Ne nuk e dimë se çfarë ai ka të thyer,ai është i goditur në kokë me shufër gome, paska pasur tubim nuk e di unë kam qenë në shtëpi, policia e kishin rrëzuar dhe e kishin rrahur!”, deklaroi Ekrem Asani, xhaxha i 22 vjeçarit të rrahur.

***

Kaos në rrugët në Shkup, policët janë treguar shumë brutal ndaj protestuesve shqiptar duke përdorur dhunë dhe shok bomba me të cilat gjuanin pandërprerë.

Në fotografitë e mëposhtme shihet edhe brutaliteti i policëve maqedonas duke rrahur dhe arrestuar shqiptarët të cilët po protestonin për rastin Monstra.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës, shok bomba dhe ujë me presion për të ndaluar protestuesit. Bëhet editur se janë lënduar disa protestues shqiptar, poashtu edhe dy policë.

Numër i madh i protestuesve aktualisht janë drejtuar nga xhamia Jahja Pasha, nga ku edhe filloi protesta.

Protestuesit janë tërhequr kah xhamia Jahja Pasha, dhe policia pa pushim po përdor shok bomba dhe gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit.

Policia ka përdorur dhunë ndaj protestuesve madje edhe ka arrestuar disa prej tyre.
Sipas burimeve jo zyrtare bëhet e ditur se ka disa protestues të lënduar edhe dy policë.

Ambulanca disa herë gjatë protestave të sotme ka lëvizur ku ishte masa e protestuesve dhe shumë herë ambulanca ka ardhur në Qendrën Klinike dhe përsëri ka shkuar në vendngjarje.

Tani për tani nuk mund të japim informacion se sa të lënduar ka në mesin e protestuesve.

Ministria e Punëve të Brendshme, teksa vazhdon aksioni dhe protesta, nuk do të dalë me një numër zyrtar të policëve të plagosur.

Kaos para gjykatës, ka edhe të arrestuar, intervenon edhe ndihma e shpejtë

Tre protestues të lënduar fillimisht janë dërguar në ambulanten e Bit Pazarit, mirëpo për shkak të zhvillimeve menjëherë me vetura private janë transferuar në Spitalin e qytetit.

Për më shumë se një orë po zgjat përplasja mes policisë dhe protestuesve përgjatë tregut të Bit Pazarit. Policia ka arrestuar dhjetëra persona…Protesta po mbahet në shenjë pakënaqësia ndaj dënimit të përjetshëm javën e kaluar të gjashtë shqiptarëve për rastin “Monstra”.

Policia ndaj protestuesve ka përdorur edhe hedhës uji për të tentuar të largojë masën e protestuesve që ata të pengohen pastaj të kthehen para Gjykatës penale.

Në terren kanë intervenuar edhe Ndihma e shpejtë tek Q.T. “Mavrovasja” ndërsa tek gjykatat ka qenë kaos i vërtetë- në gjitha anët është gjuajtur me gurrë, ndërsa janë rrokullisur edhe kontejnerë.

Janë arrestuar disa nga protestuesit, ndërsa ka disa policisë të lënduar po dhe nga ana e protestuesve. Vetura të Ndihmës së shpejtë kanë arritur në Qendrën klinike.

Policia është përleshur me protestuesit duke i gjuajtur me gazlotesjelles dhe topa uji. Ndjekja ka vazhduar edhe tek qendra tregtare ”Mavrovka” me ç`rast si rezultat i gjuajtjes me topa uji jane thyer disa xhama ne qendren tregtare ”Mavrovasja”. Gjatë këtyre përleshjeve janë rrëzuar kontejner të shumtë.

Qindra e mijëra qytetarë nisen marshimin nga Çairçanja për të shprehur revoltën e tyre kundër padrejtësive.Revolta e tyre lidhet me dënimin me "burg përjetë" për 6 shqiptarë, edhe pse ndaj tyre nuk ka patur prova.




Protestues e policë, mbajeni qetësinë!

Sot pritet të mbahen protesta kundër vendimit gjyqësor në rastin "Monstra", ndërkohë që po diskutohet për atë se kush po qëndron prapa organizimit të tyre dhe si të mbahen nën kontroll për të mos lejuar eskalimin e situatës.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) raporton se politikanët kryesorë në Maqedoni janë duke heshtur plotësisht për këto protesta. Një burim nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka thënë për BIRN se pakënaqësitë në radhët e qytetarëve shqiptarë janë shumë të larta, prandaj duhet pasur shumë kujdes që gjërat të mos dalin nga kontrolli.

Ndërkohë, edhe organizata joqeveritare "Civil", ka bërë thirrje për qetësi edhe nga protestuesit edhe nga qytetarët.
“Tashmë kur protesta është shpallur ne bëjmë thirrje për të respektuar të drejtën e protestave paqësore", ka deklaruar Xhabir Deralla nga "Civil".

Në anën tjetër, një porosi me SMS ka filluar t’iu arrijë qytetarëve të Shkupit mëngjesin e sotëm me përmbajtje që të mos dalin në protestën e sotme që është paralajmëruar kundër padrejtësive, diskriminimit dhe dënimeve pa dëshmi ndaj shqiptarëve.





Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat