Procesi gjyqësor Gruevski-Zaev fillon më 1 shtator

Maqedonia

Procesi gjyqësor Gruevski-Zaev fillon më 1 shtator

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 10:30

Më 1 dhe 2 shtator do të mbahet seanca e parë e kontestit gjyqësor për shpifje në të cilin kryeministri Nikolla Gruevski akuzon liderin e LSDM Zoran Zaev për shpifje në rastin e gjoja shitjes së Bankës së Maqedonisë.

Pas pesë orëve të seancës përgatitore, gjykata ka caktuar terminin se kur edhe Gruevski edhe Zaev do të duhet të paraqiten në gjykatë.

Sot avokatët e tyre i dorëzuan dëshmitë dhe emrat e dëshmitarëve. Gjykata ka pranuar që si dëshmitar të paraqitet Jovica Stefanoviq ose Gazda Nini, ndërsa ka refuzuar propozimin që të dëshmojë Den Donçev. Nuk është pranuar as biseda telefonik, gjoja mes kryeministrit Gruevski dhe personit tjetër, ku merren vesh detajet për shitjen e Bankës së Maqedonisë.

Gjykata, sikurse edhe më herët që u shpreh edhe prokuroria se incizimi është bërë pa urdhëresë të organit shtetëror hetues dhe se nuk mund të përdoret si material dëshmues.

Kryeministri Gruevski nga Zaev kërkon gjysmë milioni euro dëmshpërblim me bazë për shkaktim të shqetësimit shpirtëror dhe për shpifje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat