Nga vjedhja e një biçiklete përfundoj me një të vdekur e shumë dëmtime ndaj shqiptarëve

Maqedonia

Nga vjedhja e një biçiklete përfundoj me një të vdekur e shumë dëmtime ndaj shqiptarëve

Nga: Hava Orana Më: 22 maj 2014 Në ora: 10:21

Vrasjet e trazirat në Maqedoni, e në veqanti në Shkup nuk po kanë të ndalur. Maqedonasit në çdo formë po mundohen të kërcënojnë e të largojnë shqiptarët nga vendlindja e vet. Mjaftoj vrasje e një maturanti maqedonas, dhe ‘zullumi’ i këtyre të fundit ndaj shqiptarëve nuk u ndal.

E tëra duket se filloj me një vjedhje të një biçiklete, e përfundoj me një vrasje, 27 të arrestuar e shumë dëme ndaj lokaleve shqiptare.

Analisti shqiptar nga Maqedonia, Mersel Bilalli thotë se ky problem ka qenë banal me një vjedhje biçiklete, por sipas tij nuk është dashur të marrë këtë dimension, por kur Gruevski ‘i fryen’ nacionalizmit, e tëra shkon në këtë mënyrë. Sipas tij, është shumë ë dhimbshme vrasja e një të riu, por që nuk është dashur të merrte këtë dimension dhe të dëmtoheshin aq shumë shqiptarët.

“Problemi ka qenë me gjasa banal -vjedhja e një biçiklete, por në situatën kur Gruevski i fryen nacionalizmit, e gjithë kjo merr dimension kolektiv. Pa dilemë se çdokush shpreh keqardhje për shuarjen e jetës së një të riu, por kjo nuk arsyeton thyerjen dhe djegien e pronave, lokaleve afariste shqiptare në këtë lagje të Shkupit”, thotë Bilalli për ‘Bota sot’.

Sipas tij, kësaj po i ndihmojnë edhe mediat që njëanshëm e trajtojnë problemin.

“Kësaj i kontribuojnë dhe disa mediume që janë nën kontroll të premierit, të cilat njëanshëm e trajtojnë problemin. Faktori shqiptar vazhdon të jetë inferior dhe kjo inkurajon autorët e incidenteve”, thekson ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat