Maqedoni, orët e fundit të fushatës së zgjedhjeve të 27 prillit

Maqedonia

Maqedoni, orët e fundit të fushatës së zgjedhjeve të 27 prillit

Më: 25 prill 2014 Në ora: 07:22

Partitë politike gjatë më pak se 48 orëve të fundit do të mbajnë tubimet e fundit elektorale për zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale të 27 prillit.

Qendrat kryesore sot dhe nesër janë rezervuar nga shumica e partive të mëdha politike, apo ato vende që njihen si bastione të partive politike.

BDI do të zhvillojë tubimin e saj të parafundit sonte në Tetovë, ndërsa tubimin përmbyllës në sheshin “Skënderbe”në Shkup.

PDSH tubimet e saj të parafundit sonte do ti ketë në Gostivar dhe Dobridoll, ndërsa tubimin përmbyllës nesër në sheshin qendror në Tetovë.

RDK tubimin e saj të parafundit do të zhvillojë sonte në Tetovë, ndërsa tubimin përmbyllës në Gostivar, që është bastioni i këtij subjekti politik.

VMRO-DPMNE-ja sot do të mbajë tubime në Probishtip dhe në Koçan dhe vizita në Rankovcë dhe Kriva Pallankë.

LSDM-ja opozitare ka tubime në Shtip dhe në Veles dhe takime me qytetarët në probishtip, Karbinci, Sveti Nikole, Shtip, Noso Sellë, Bosillovë, Vasilevë dhe Strumicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat