Arrestohet shefi i shtabit të BDI-së në Ohër, ka patur edhe krisma

Maqedonia

Arrestohet shefi i shtabit të BDI-së në Ohër, ka patur edhe krisma

Më: 24 prill 2014 Në ora: 17:14

Situata mes partnerve qeveritar VMRO DPMNE dhe BDI sa vjen e tensionohet. Mbrëmë pas mesnate është arrestaur kryetari i shtabit zgjedhor të BDI-së për Ohër, Nefi Useini, raporton portali maqedonas i afërt me BDI-në “Libertas”. Ai është arrestuar rreth orës 1:30 pas mesnate, nga forcat speciale policore, për shkak të akuzës për kundërvajtje. Ndërsa nga BDI thonë se ai është arrestuar pasi ka arritur që një numër të madh të qytetarve jo vetëm shqiptar por edhe turq dhe rom ti rreshtoj në rradhët e BDI-së.

Antarë të revoltuar të BDI-së janë paraqitur te udhëheqësit e stacionit policor të Ohrit duke ju dhënë ultimatum: “Nefi Useini të lirohet deri sonte në mesnatë”. Për shkak të këtij arrestimi, janë tensionuar edhe raportet mes shtabeve zgjedhore të VMRO-DPMNE dhe BDI, ndërsa në kontakte të vazhdueshme kanë qenë Ministri i drejtësisë Blerim Bexheti (kordinator i BDI për njësinë e 5 zgjedhore) dhe Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska.

Sipas dëshmitarve, gjatë arrestimit ka patur edhe të shtëna, ndërsa në këto momente në shtabin e BDI në Ohër, ka arritur zv/kryeministri dhe bartësi i listës së deputetve për njësinë zgjedhore nr. 5 nga rradhët e BDI-së, Musa Xhaferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat