Maqedonia kthehet drejt socializmit!

Maqedonia

Maqedonia kthehet drejt socializmit!

Më: 24 prill 2014 Në ora: 11:42

Punësime nga buxheti, shlyerje e borxheve, subvencione shtetërore, rroga më të larta dhe pensione, ndihmë sociale, tatiem më të ulëta... janë vetëm disa nga premtimet e shumta të cilat i dëgjojnë qytetarët e Maqedonisë gjatë fushatës zgjedhore e cila mbyllet nesër.

Në garën për të fituar pushtetin premtohet gjithçka. Më pak ose më shumë edhe pushteti edhe opozita garojnë në ofertën me më shumë para nga buxheti.

Gjithçka do të paguajë shteti, por nga ku dhe si, asksuh nuk pyet dhe nuk di të të tregojë! Shteti është biznesmeni kryesor, por bëhet edhe burim i beneficioneve sociale.

Në këto kushte sipas analistëve shtrohet pyetja se sa është e qëndrueshme kjo qeveri në periudhë afatgjate.

A do të shpërthejë një ditë baloni i premtimeve. Sa është e rrezikshme politika e intervencionizmit shtetëror në funksion të paqes sociale?

Ekspertët nuk shohin asgjë të keqe në politikën e intervencionizmit shtetëror, por parashikojnë se praktika e tillë mund të na kushtojë shtrenjtë nëse del nga kornizat e logjikës së tregut. Zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat