Pendarovski takoi Hashim Thaçin

Maqedonia

Pendarovski takoi Hashim Thaçin

Më: 23 prill 2014 Në ora: 22:38

Kandidati për president të shtetit nga radhët e LSDM-së Stevo Pendarovski ka takuar sot në Prishtinë kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin. Siç njoftojnë nga LSDM-ja, në këtë takim Pendarovski dhe Thaçi kanë biseduar për marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Kosovës si dhe për çështjet në interes të rajonit, duke u përqendruar me theks të veçantë në procesin eurointegrues të dyja vendeve. Paraprakisht Pendarovski gjatë vizitës në Prishtinë me ftesë të Universitetit ‘AAB’ ligjëroi në temën Politika e Jashtme e Maqedonisë dhe marrëdhëniet me vendet fqinje’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat