Pendarovski: Kufijtë e regjionit nuk do të preken më

Maqedonia

Pendarovski: Kufijtë e regjionit nuk do të preken më

Më: 23 prill 2014 Në ora: 19:37

Kufijtë e regjionit nuk do të preken më, thotë kandidati për President të Maqedonisë, Stevo Pendarovski, në një ligjëratë para studentëve të AAB-së, duke këshilluar për ripozicionim drejtë ndryshimeve të mëdha ekonomike në rajon.

Sipas Pendarovskit, në qoftë se shtetet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën, janë stabile, të sigurta dhe të suksesshme, mund të qojnë vetëm mesazhe pozitive dhe se nuk ka arsye për të besuar se çështje negative do të ndodhin në Maqedoni.

“Të gjitha vendet kryesore në botë kanë thënë se kufijtë në rajon nuk do të preken më, e di se disa njerëz, një pjesë e njerëzve nuk janë të kënaqur me këtë, por kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, shprehet Pendarovski.

Pendarovski thotë se do të angazhohet edhe nëse nuk do të jetë President, për të mirën e qytetarëve të Maqedonisë pavarësisht etnisë apo bindjes së tyre politike.

“Le t’i orientojmë politikat tona drejt bashkëpunimit dhe të provojmë të arrijmë atje të bëhemi pjesë e strukturave evropiane. Nuk ka tjetër alternative, po flas për alternativat e qëndrueshme që vendet tona mund të jenë shtete të suksesshme dhe stabile dhe njerëzit më të lumtur nëse në nuk jemi pjesë e integrimit euroatlantik”, deklaron ai.

Në balotazh për Presidentë të Maqedonisë në mandatin e ardhshëm Gjorgji Ivanon, për një mandat të dytë, është i propozuar nga VMRO-DPMNE, kurse Stevo Pendarovski nga opozita maqedonase LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat