Ademi: Ç’të keqe i përgatit Menduh Thaçi popullit shqiptar?

Maqedonia

Ademi: Ç’të keqe i përgatit Menduh Thaçi popullit shqiptar?

Më: 23 prill 2014 Në ora: 15:05

Kandidati për deputet i BDI-së, Xhevat Ademi doli sot me një reagim kundër liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi duke pyetur atë se ç’të keqe i përgatit popullit shqiptar.

“Lubço Georgievski zbardhi një fakt tragjik në kurriz të shqiptarëve. Deri sa ai në vitin 1999 ka negociuar me Xhinxhiçin për këmbim territoresh në kurriz të hapësirës etnike shqiptare, Menduh Thaçi pa legjitimitetin e shqiptarëve kishte prioritet Interprometin. Po ashtu ua kujtoj shqiptarëve, shërbimin anti kombëtarë të Thaçit në 2006/2008, pa legjitimitetin e shqiptarëve si vegël e Gruevskit barti dosjen e Hagës në Shkup. I porosis shqiptarët le ta mendojnë mirë se cila është detyra e marë e Menduh Thaçit, pas 28 prillit, paturpësia e tij që nga shkon dhe trumbeton se edhe vetëm një deputet pot ë ketë PDSH-ja ai do të jetë në qeveri, çtë keqe i përgatisin popullit shqiptarë, pyetja është kjo”, tha mes tjerash Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat