Xhaferri: Nëse PDSH hyn në pushtet, nuk e përballon as për gjashtë muaj

Maqedonia

Xhaferri: Nëse PDSH hyn në pushtet, nuk e përballon as për gjashtë muaj

Më: 23 prill 2014 Në ora: 00:03

Zëvendës kryeministri Musa Xhaferri pati takim me intelektualë, drejtorë, biznesmenë dhe afaristët dibran në sajë të fushatës zgjedhore.

“Partitë tjera po japin dimensione të mëdha të fitojnë shumë vende në parlament për arsye se u dashka të majorizohen shqiptarët ,të kushtëzohen, të stopohen dhe kjo me të drejtë na shqetëson, dhe kjo na shkakton indinjatë tek ne, ndaj ne jemi të mobilizuar më shumë dhe këtë garë dhe nuk e bëjmë për “karshillëk”, por duhet t’i mbrojmë të drejtat tona sepse janë të drejta demokratike që i parasheh kushtetuta, të drejta që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, dhe korniza e BE dhe në të gjitha aspektet e mbuluara dhe nuk kërkojmë të kushtëzojmë apo të majorizojmë askënd”, tha bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër pesë, Musa Xhaferri, transmeton mediat shqiptare.

Sipas tij, lideri i PDSH, Menduh Thaçi përdor një fjalor ofendues duke u marrë vetëm me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti duke e nxit elektoratin e vet që duhet të urrehet të luftohet kundërshtari politik edhe pse është i një gjaku dhe i një gjuhe dhe vendi dhe sipas tyre kështu arrihet në pushtet. Nëse PDSH hyn në pushtet jam i sigurt që ata as për gjashtë muaj nuk e përballojnë pushtetin në Qeveri, nënvizoi Xhaferri.

Sipas tij, spoti ku Gruevski u drejtua në shqip, është denigrues.

“Nuk na hidhëron askush nëse ai na i promovon projektet e veta dhe idetë por jo të na nxin si popull. Vota fitohet me projekte dhe politika të reja dhe jo për inat të BDI-së , hajdeni burra dhe gra se ne jemi shumë të fortë se ne kemi pretendime të mëdha. Ne nuk mund të detyrojmë ata të Prilepit apo të Gjevgjelisë t’i detyrojmë të mësojnë dhe të shkruajnë shqip, por gjithë bota e civilizuar e njeh gjuhën e njëri tjetrit nëse jetojnë në një qytet, ndaj në Maqedoninë perëndimorë ka shumë shqiptarë. Nëse nuk e njohin gjuhën e njëri tjetrit ska komunikim dhe bashkëpunim , nuk mund të ketë edhe përparim ekonomik”, tha Xhaferi.

“Faktori më i rëndësishëm në Maqedoni janë shqiptarët, sepse sikur ne të mbajmë një qëndrim radikal me të vërtetë shteti jonë do të radikalizohej dhe do të shkatërrohej..ardhmëria jonë të jetë e barabartë me të gjitha ata që jetojnë në Ballkan por që mendojnë për Europë dhe NATO”, tha kryetari i komunës së Dibrës, njëherë dhe shefi i shtabit të komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata.

Gjenerali Gëzim Ostreni para dibranëve tha :“Menduh Thaçi shpesh thotë të dalim në mal, por ne i themi jo more djalë dil ti në mal , ne dalim në qytet, kemi kryetar të komunës,ne nuk dalim në mal por të dalim të votojmë , dhe këtë do e bëjmë me dinjitet dhe me energji, ndaj BDI peshon mbi shpatullat e popullit shqiptar dhe jo në shpresa të dikujt,ndaj si dibranë duhet të japim maksimumin e votave”, tha Ostreni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat